Komisioni Shtetëror i Maturës bëri të ditur se ka përfunduar Provimi i Maturës 2023, të cilit iu nënshtruan mbi 21 mijë maturantë.
Sipas njoftimit të këtij komisioni, në disa qendra ku është mbajtur provimi janë përdorur edhe telefonat me ç’rast pati edhe largime të nxënësve.
“Provimi i Maturës këtë vit është organizuar në 177 Qendra të Testimit, ku maturantët kanë qenë të sistemuar në 1600 klasa. KShM njofton se, Provimi i Maturës ka filluar me kohë, përveç në rastet ku ka pasur vonesa të administruesve dhe vonesa të nxënësve”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se rezultatet e testit do të publikohen më 3 korrik.