KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon protesta e studentëve kundër “Zajednicës”
Politikë

Përfundon protesta e studentëve kundër “Zajednicës”

Kosova News
Kosova News 17:20 -15/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ka përfunduar protesta e dhjetëra studentëve të Universitetit të Prishtinës që u mbodhën para Bibliotekës Kombëtare këtë të mërkurë, për të kundërshtuar themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbem raporton KosovaNews.

Ata janë nisur nga oborri i Bibliotekës drejt ndërtesës së Qeverisë.

Marshi është organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ndërsa janë bashkuar edhe disa qytetarë.

Në pankartat e marshit ata kanë shkruar “Bashkë kundër Asociacionit”, “S’pranoj Asociacion që nga bosnjëzon”, “Zajednica nuk kalon”, “Nuk falet toka që është ujitur me gjak”, “Gjaku i Dëshmorëve nuk falet”,  etj.

“Serbia në raport me shqiptarët ka të kaluar kriminale. Bashkim vetëm me Shqipërinë jo ndarje as nënshtrim. Me trupat tanë me jetët tona do ta mbrojmë republikën tonë të ndërtuar me aq mund e gjak. Nga ky tubim ju bëjmë me dije autoriteteve vendore dhe ndërkombëtare se në nuk pranojmë themelim të Asociacionit”.

“Ky asociacion një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës sonë, ky asociacion nuk avancon te drejtat e serbeve por i instrumentalizon ata dhe avancon Serbinë ne Kosove, e si rrjedhoje e se cilës pashmangshëm krijohet destabilitet”, tha Albë Lala nga Parlamenti Studentor.

Megjithatë, marrëveshja e vitit 2015, mbi parimet për themelimin e Asociacionit, sipas Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk është në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit. Por, Kushtetuesja ka argumentuar se pikat mund të harmonizohen.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, e kundërshton formimin e një asociacioni njëetnik. Megjithatë, së fundmi, Kurti ka paraqitur gjashtë kushte për themelimin e Asociacionit, që sipas tij, do të mundësonte që një organ i tillë të formohej duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Por, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdimisht kërkojnë nga Kosova që të themelojë Asociacionin./KosovaNews/

Lexo po ashtu:

Studentët protestojnë kundër formimit të Asociacionit: “Asociacioni ndarje, ndarja luftë” (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Osmani jep detaje për bisedat me Macron e Erdogan në Shqipëri

Erdogan, mik i palëkundur i Kosovës, Osmani e falënderon në Tiranë

Nexhmedin Spahiu te Marko Gjuriq, s’ka kohë për mediat e Kosovës

“Presidentja ime e preferuar!” – Osmani takim të përzemërt me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Raportuesi për Kosovën në PE, Terras paralajmëron risi në dialogun Kosovë-Serbi

Kosova News 15/02/2023 15/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?