KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon periudha e subvencionimit të rrymës për kursimtarët- përfituan rreth 200 mijë familje në Kosovë
Politikë

Përfundon periudha e subvencionimit të rrymës për kursimtarët- përfituan rreth 200 mijë familje në Kosovë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:45 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me subvencionimin që do të bëhet në dy ditët e fundit, do të përfundojë pakoja e subvencionimit të rrymës për ata që kanë kursyer energjinë elektrike në krahasim me muajt e njëjtë të vitit të shkuar, ka konfirmuar ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka bërë të ditur se tre muajt e parë (shtator-tetor-nëntor) subvencionet janë mbuluar nga buxheti i shtetit, ndërsa për katër muaj të tjerë të sezonit dimëror subvencionet janë mbuluar nga pakoja e fondeve prej Bashkimit Evropian.

Murati ka thënë se përfituese nga subvencionet kanë qenë rreth 200 mijë familje çdo muaj. Sipas tij, po të mbahej ritmi i vitit të kaluar, Kosova do të detyrohej të importonte shtesë rreth 88 milionë euro.

“Mund të themi që kemi kursyer 88 milionë euro nga importi”, ka thënë ai.

Në një konferencë për media të mërkurën me shefin e zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, Murati ka thënë se pakoja mbështetëse e BE-së ka qenë në vlerë 75 milionë euro, e se nga to 15 milionë euro janë shpenzuar për këto katër muaj.

“Sot apo nesër do të përmbyllet kjo masë e kursimit për sezonit dimëror. Normalisht që do të ketë masa të tjera që janë të parapara me pakon mbështetëse të Bashkimit Evropian”, ka thënë Murati që ka falënderuar BE-në për mbështetjen.

Ai ka thënë se nga fondi i BE-së, një pjesë e mbështetjes do të dedikohet për familjet në nevojë.

Sipas tij, ky ka qenë ndër dimrat më të lirë për energji, ndërsa ka thënë se qytetarët kanë përfituar nga subvencionet duke “pasur më shumë mjete në xhepa”.

Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog tha se në mënyrë që sistemi energjetik të jetë me i sigurt, duhet të shihet se çfarë masa duhet të merren.

Szunyog tha se kursimi i energjisë është mënyra më e mirë për ta kaluar krizën, derisa shtoi se masat e marra gjatë këtyre muajve kanë qenë shumë te suksesesshme.

Më 1 prill është shtrenjtuar energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve, të cilët kanë kursyer së paku 5 për qind të energjisë së konsumuar në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Këta konsumatorë kanë përfituar dyfishin e përqindjes së kursyer.

Gjithashtu lexoni:

Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën

Bedri Hamza zyrtarizon kandidaturën e Arian Tahirit për kryetar të Mitrovicës

Komandanti i KFOR-it: Tensionet në veri dëshmojnë nevojën për dialog të sinqertë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kurti, në Samitin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

Rama për Hajrulla Çekun: Nuk e duan as anëtarët e VV-së në Prishtinë

KosovaNewss 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Interi eliminohet nga Kupa e Botës për Klube
23:18 -30/06/2025
Lladrovci: Në vitin 2021 më luftoi më së shumti Sami Lushtaku
22:48 -30/06/2025
Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?