Ka përfunduar pa incidente dhe e qetë protesta e serbëve në Rudar të Zveçanit.
Në fillim të protestës, turmës iu drejtua djali i Dejan Pantiqit, Predrag Pantiq, si dhe ish-kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikola Kabashiq, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq dhe të tjerë nga sektori i arsimit dhe drejtësisë.
Gjatë kësaj proteste, në mesin e pankartave të shumta, serbët kanë shpalosur edhe një flamur të madh me ngjyrat e shtetit të Serbisë.
Ndërkaq grupe të personave të maskuar janë parë gjatë gjithë kohës këto dy javët e fundit në pjesën e veriut të Mitrovicës.
Të tillë janë parë edhe gjatë ditës së sotme në protestën e cila ka nisur në orën 12:00, në fshatin Rudarë, pak metra larg barrikadës së vendosur tash e 13 ditë në atje pjesë dhe në disa lokacione të tjera te veriut.