Spitali i Gjilanit ka shënuar një tjetër sukses në repartin e kirurgjisë, duke realizuar me sukses një operacion kompleks për heqjen e një tumori përmes gastrotomisë (hapjes së lukthit). Ky është një ndër operacionet e rralla që nuk është kryer më herët në këtë spital.
Në këtë ndërhyrje të sukseshme një ekip kirurg, e udhëhequr nga doktor Arbër Morina dhe operatorët sekondar, doktor Kushtrim Qerimi, doktor Alban Bislimaj, doktor Vlore Demolli.
Operacioni u mbështet nga ekipi i anestezionit, doktor Sulltan Sylejmani dhe doktor Daut Haliti. Ndërsa në sallën operative kontribuuan edhe personeli infermieror, Fatijona, Liridoni, Teuta dhe Majlinda
Në një njoftim të mjekut kardilog, Besim Guda, theksohet se pas një pune të gjatë dhe të lodhshme, mjekët kanë arritur t’a largojnë tumorin nga pacientja dhe të përfundojnë me sukses një operacion të tillë.

Sipas Gudës, ky edhe operacionet e mëhershme në repartin e kirurgjisë janë një ugur i mirë për të ardhmën e repartit kirurgjikal në Anamoravë.
“Këtyre djemve dhe vajzave të reja e shumë ambicioz u nevoitet mbështetja institucionale dhe falënderimi njerëzor për punën që po e bejnë. Ju lumshin duart”, ka shkruar Guda.
Ndryshe, ditë më parë ekipi mjekësor kishte kryer me sukses edhe një ndërhyrje tjetër të ndërlikuar, duke dëshmuar për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe përkushtimin e stafit shëndetësor.