KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon muaji rozë, 1500 mamografi për kancerin e gjirit
Shëndetësi

Përfundon muaji rozë, 1500 mamografi për kancerin e gjirit

Kosova News
Kosova News 20:18 -31/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Me rastin e përfundimit të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, Ministria e Shëndetësisë organizoi mbrëmjen rozë.

“Gjatë muajit tetor, kemi kryer numër rekord të mamografisë prej 1500 sosh, ndërkaq 70 intervenime janë kryer në Klinikën e Kirurgjisë Plastike”, ka thënë me këtë rast ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ai ka thënë se në bazë të përkujdesjes mjekësore, 80% e pacientëve arrijnë të diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë. Ka përmendur investimet në Klinikën e Onkologjisë. Vitia falënderoi stafin shëndetësor në klinikat e QKUK-së, derisa i falënderoi edhe OJQ-të që kanë ndihmuar në këtë drejtim.

“Falënderoj edhe zonjën Nafije që përkundër sfidave gjeti forcë të luftojë edhe me sëmundjen dhe të jap maksimumin në mbështetjen e grave, falënderoj edhe presidenten Osmani që na ka ndihmuar me sigurimin e pakove onkologjike por edhe për përçimin e mesazhit”, tha ai.

Zëvendëskryeministrja, Emilija Rexhepi, tha se kur flasim për kancerin, përveç pacientëve të diagnostikuar me këtë sëmundje, përfshijmë edhe stafin mjekësor që i del në ndihmë.

“Çdo metodë e re diagnostike nuk është vetëm arritje medicinale por edhe përkrahje institucionale për t’i dalë në ndihmë njerëzve. Janë realizuar fushata dhe metoda diagnostike për t’i ndihmuar në diagnostikim të hershëm. E kemi përgjegjësi të luftojmë me kancerin që të kemi më pak pasoja”, tha ajo.

Drejtuesja e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, tha se pavarësisht që muaji rozë po përfundon, aktivitetet nuk do të ndalen.

Gjithashtu lexoni:

Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli

Mbi 300 raste të pickimit nga rriqrat në Malishevë

I vihet gur themeli i Institutit Special në Zborc të Shtimes

Sëmundjet e trashëguara dhe gjenetika: Sa rrezikohemi vërtet?

​Alarmi për përhapjen e fruthit shtyn prindërit të dërgojnë fëmijët për vaksinim

Kosova News 31/10/2024 31/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
21:19 -08/06/2025
Kryeministri sllovak do t’i bllokojë sanksionet e BE-së kundër Rusisë
20:52 -08/06/2025
Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare
20:46 -08/06/2025
“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?