KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon festivali folklorik “Oda e Llapushës”, këta janë fituesit
Kulturë

Përfundon festivali folklorik “Oda e Llapushës”, këta janë fituesit

Kosova News
Kosova News 10:28 -03/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrëmë ka përfunduar edicioni i shtatë i festivalit të folklorit “Oda e Llapushës”, festival tradicional i cili mbahet në kuadër të shënimit të “Ditëve të Diasporës” në Malishevë dhe ka karakter mbarëkombëtar, ku kanë marrë pjesë mbi tridhjetë ansamble, grupe, shoqëri kulturore e rapsodë. Çmimin e parë të festivalit “Salih e Feriz Krasniqi” e ka fituar Ansambli “Deçani”, të dytin, “Dibra” nga Peshkopia dhe vendin e tretë Ansambli “Zëri i Kosovës” nga Fushë Kosova.

Festivali është mbajtur nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, i cili e ka formuar një këshill të gjerë organizativ nga profesionist të fushës, ndërsa vlerësimi për të gjithë pjesëmarrësit garues, e ka bërë juria profesionale e përbërë nga prof.Zymer Neziri, prof.Adem Zejnullahu dhe prof.Haki Mulliqi, ndërsa natën finale e hapur, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala.

Në mbrëmjen e finale, krahas figurave të shumta nga fusha e artit, përkatësisht muzikës folklorike dhe popullore, politike dhe shoqërore, si mysafire nderi ka marrë pjesë me interpretimet e saj edhe këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza.

Në fund, juria profesionale, i ka vlerësuar lartë të gjitha paraqitjet, ku janë kënduar e interpretuar këngë nga koha e 700 viteve më parë e deri në kohët e sotme, pastaj janë interpretuar valle e lojëra popullore, prandaj edhe vendimi për çmimet ka qenë shumë i vështirë. Pas vlerësimit të bërë, duke u bazuar në kriteret e prezantimit, juria profesionale ka vendosur për nëntë çmimet e festivalit, duke filluar nga çmimi kryesor i festivalit që mbanë emrin e rapsodëve më të njohur shqiptar “Salih e Feriz Krasniqi”, e të cilin e fitoi Ansambli “Deçani”, ndërsa çmimin e dorëzoi kryetari i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj, pastaj vendi i dytë për Ansamblin “Dibra” nga Peshkopia, ndërsa çmimi ju dha nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe vendi i tretë, i takoi ansamblit “Zëri i Kosovës, kurse çmimin ju dorëzoi këngëtari Nazmi Telaku.

Çmimi i diasporës e fitoi Haxhi dhe Blend Buçaj, e të cilin e dha mërgimtari Nuhi Mazreku, pastaj çmimin e karrierës e fituan Lutfi Istogu dhe Fahmi Nishevci, ndërsa çmimin e dha drejtori i DKRS, Fitim Shala, çmimin për grupin më të kompletuar e fitoi “Mleçani 2”, ndërsa e dha nënkryetari i komunës, Vesel Krasniqi, çmimin e publikut e ka fituar Viktor Paloka, ndërsa çmimin ja dorëzoi kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, ndërsa çmimin “Beqir Gashi” për debutuesin më të ri të festivalit e fitoi Vëllezrit Bajra, ndërsa çmimi ju dha mërgimtari Bashkim Mirusha, kurse çmimin veterani i folklorit e fitoi Kolë Martini, e çmimin e dha djali i Salih Krasniqit, Ismet Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti e Çeku nisin punimet për restaurimin e Xhamisë së Sudi Efendisë në Prishtinë

Rama: Komuna do ta mbështesë edhe sivjet Festivalin e Këngës në RTK

Promovohet libri “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”

Ekspozita “Testament” hapet në Galerinë e Arteve në Pejë: Një thirrje për barazi, përfshirje dhe reflektim shoqëror

DokuFest shpalos filmat në programet garuese

Kosova News 03/08/2022 03/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

KQZ: Ndërrimi i qendrës së votimit bëhet me ndryshim të adresës
12:38 -11/07/2025
Osmani: Zëri i nënave të Srebrenicës, thirrja më e fortë kundër padrejtësisë
12:36 -11/07/2025
Kusari-Lila kritikon opozitën pas dështimit të Kuvendit, bën thirrje për votim
12:24 -11/07/2025
Gashi: Duhet ta bëjmë një Qeveri cilado qoftë ajo, po i shohim deklaratat e Trump e konfirmimin e presidentes
12:19 -11/07/2025
Bahtiri: Urat mbi Ibër po marohen, s’ka kush që i ndalë
12:07 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?