KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundon afati kohor për largimin nga Gaza, Netanyahu mbledh kabinetin qeveritar, zotohet se do ta “shkatërrojë” Hamasin
Botë

Përfundon afati kohor për largimin nga Gaza, Netanyahu mbledh kabinetin qeveritar, zotohet se do ta “shkatërrojë” Hamasin

Kosova News
Kosova News 15:28 -15/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka mbledhur kabinetin emergjent qeveritar për herë të parë të dielën, duke thënë se uniteti kombëtar i shpërfaqur ditëve të fundit ka dërguar mesazh brenda dhe jashtë shtetit.

Takimi është mbajtur në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, dhe ka nisur me një minutë heshtje për t’i nderuar 1.300 izraelitët e vrarë nga grupi militant Hamas, më 7 tetor.

Duke e mirëpritur ligjvënësin opozitar, Benny Gantz, i cili i është bashkuar qeverisë bashkë me disa anëtarë të partisë, Netanyahu ka thënë se të gjithë ministrat janë duke punuar “pa orar, në një front të përbashkët”.

“Hamasi ka menduar se do të na shkatërrojë. Jemi ne ata që do ta shkatërrojmë Hamasin”, ka thënë Netanyahu, duke shtuar se shfaqja e unitetit dërgon mesazh te “kombi, armiku dhe bota”.

Ushtria izraelite është duke u përgatitur për një ofensivë në Gaza, për ta luftuar Hamasin.

Ajo i ka urdhëruar mbi 1 milion palestinezë që të shpërngulen nga veriu në jug të Gazës.

Kombet e Bashkuara i kanë kritikuar urdhrat për evakuime dhe kanë paralajmëruar për katastrofë humanitare.

Ushtria izraelite ka bombarduar shënjestra të Hamasit në Gaza, prej sulmeve të pashembullta të grupit militant ndaj civileve izraelitë në fundjavën e kaluar.

Ushtria e Izraelit publikon orar të ri për ikjen e banorëve të Gazës në jug
Shkon në 2 mijë e 329 numri i të vrarëve në Gaza, gati 10 mijë të plagosur

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Trump për Iranin: Po i shkelin marrëveshjet, kështu që thjesht do t’i godasim shumë fort

ShBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme, rriten tensionet

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Kosova News 15/10/2023 15/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?