Takimet dypalëshe të zyrtarëve të BE-së me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, përfunduan.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka bërë të ditur se ka nisur takimi trilateral mes Kurtit, Vuçiqit dhe dyshes evropiane, Borrell dhe Lajçak e që mund të zgjasë deri në mbrëmje.
“Borrelli do të shprehet në fund të ditës. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë bëhet në Bruksel, dhe atje asnjëherë nuk bëjmë ndonjë gjë në lidhje me mediat, vetzëm një deklaratë nga Borrelli, që është lehtësuesi kryesor, pra në fund të takimit. Pra, në fund të këtij takimi ai do të vijë këtu, nuk e dimë kohën, nuk e dimë se sa të zgjasin takimet, por do ju informoj përmes kolegëve të mi këtu dhe në Twitter”, tha Stano në një konferencë për media,
Kujtojmë se në agjendë është diskutimi për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.