Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se tashmë kanë punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë dhe ekziston një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Çeku ka thënë se po vazhdojë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend.
“Përfunduan punimet renovuese në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë. Tani kemi një hapësirë të transformuar dhe kushte të përmirësuara për aktorët dhe publikun e Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Hapësirën e rinovuar për herë të parë po e shijojnë ekipi i shfaqjes “Kamarja e turpit” nga Ismail Kadare, produksion të cilit po i prijnë Kushtrim Koliqi e Doruntina Basha.
Vazhdojmë me përkushtim punën për konsolidimin e infrastrukturës kulturore në vend”, ka thënë ministri Çeku.