KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përfundojnë në gjykatë 500 mijë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të 2020-ës
Rajon

Përfundojnë në gjykatë 500 mijë eurot e sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të 2020-ës

Kosova News
Kosova News 18:10 -22/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Çështja e 500 mijë eurove të sekuestruara në portin e Durrësit në qershor të vitit 2020 ka përfunduar në gjykatë.

Dy vjet pas sekuestrimit të afro 500 mijë eurove në portin e Durrësit, organi i akuzës durrsake  mbyll hetimet dhe e dërgon çështjen për gjykim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim të pandehurin A.Th., i akuzuar se ka kryer veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës, procedimi penal nr. 1083 datë 13.06.2020 u regjistrua bazuar në referimin e policisë gjyqësore në Drejtorinë Vendore e Policisë në ngarkim të këtij shtetasi.

Ndonëse pas gjetjes dhe sekuestrimit të parave, drejtuesi 56-vjeçar i kamionit pati mohuar dijeninë për paratë e fshehura, akuza durrsake bën me dije se nga hetimi i kryer dhe me metoda speciale të hetimit ka rezultuar e provuar se i pandehuri A. Th. ka kryer veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të parashikuara në legjislacionin tonë penal.

Në funksion të hetimit të këtij procedimi penal, me vendimin nr. 245/5 datë 26.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës është vendosur caktimi i masës së sigurimit pasuror sekuestro preventive për vlerën 498.850 euro, të cilat janë konstatuar gjatë kontrollit në skaner të kamionit tip “Renault” me targë TR2046U dhe TR2048U i cili drejtohej nga shtetasi A. Th.

Paratë u gjetën të fshehura në urën lidhëse të kamionit dhe rimorkios në pesë pako me përmasa të ndryshme të lidhura me një tel dhe një litar me gjatësi 9 metër, të cilat nuk qenë deklaruar në pikën e kalimit kufitar.

Kamioni ku u gjetën të fshehura paratë e padeklaruara lëvizte shpesh në linjën detare Durrës-Bari dhe Bari-Durrës për të transportuar nga Italia drejt Shqipërisë materiale më lëndë të parë për fasoneritë e prodhimit të këpucëve.

Tashmë hetimet kanë përfunduar dhe pritet të nisë gjykimi për 56-vjeçarin nga Tirana. /Top Channel/

Gjithashtu lexoni:

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri

Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet

Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Zgjedhjet në Shqipëri – raportohen incidente

TAGGED: Durres, Gjykate, Para
Kosova News 22/06/2022 22/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
88%
1 km/h
Mon
19 °C
Tue
15 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
9 °C

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e para të zgjedhjeve në Shqipëri
23:22 -11/05/2025
Të riun e zë plumbi gjatë testimit të armës – 24 vjeçari humb jetën në malësinë e Prizrenit
22:41 -11/05/2025
Numërohen kutitë e para me elektronikë në zgjedhjet e Shqipërisë, dalin rezultatet
21:25 -11/05/2025
Presidentja Osmani nga Mauthauseni: “Kurrë më – të mbrojmë paqen, dinjitetin dhe lirinë”
20:59 -11/05/2025
Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, mbyllet zyrtarisht procesi i votimit
19:54 -11/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?