Një pompë e derivateve në fshatin Mramor është përfshirë nga zjarri.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orën 04:00.
Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti shtoi se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se zjarri është lokalizuar.
“Zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona të lënduar”.


