Nga djegia e hamulloreve, zjarri ka përfshirë Kooperativën Bujqësore të shkollës “Adem Gllavica”në Lipjan. E dëmet nga ky zjarr akoma nuk dihen thonë nga Komuna e Lipjanit.
Mbi 5 orë është dashur të intervenohet për shuarjen e zjarrin që kaploi mbrëmjen e së enjtes objektet në kooperativën bujqësore të shkollës ‘Adem Gllavica’ në Lipjan. Komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në këtë komunë, tha se njësia ishte në një rast tjetër të intervenimit përderisa është dashur intervenimi edhe të 3 njësive te tjera rajonale.
“Në kohën e arritjes veç ka qenë e kapluar nga zjarri një sasi shumë e madhe e ushqimit e grumbulluar të bagëtive e cila ishte punuar afër e cila ishte vendosur afër objekteve ndërtimore. Kemi bërë përpjekje maksimale dhe zjarri ka dëmtuar rëndë njërin prej objekteve i cili nuk është objekt mësimor por objekt ta quaj ekonomik në të janë pajisje teknike të ndryshme për përpunim të metaleve dhe disa tjera më pak të vlefshme”, tha Haqif Rrustemi, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan.
Rrustemi tha se zjarri ka ardhur nga djegia e hamulloreve. Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarrit, mirëpo menjëherë pas trajtimit ai i është kthyer punës.
“Ai pas 2 ore është kthyer në punë dhe ka vazhduar ndërrimin sepse nuk mundemi më lënë ndërrimin me 2 vetë. Përkundër asaj që pati pas 2 orë duhet të kthehet në punë dhe është kthyer”, tha Haqif Rrustemi, komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan.
Zyrtarët e Komunës së Lipjanit në një përgjigje përmes telefonit ka thënë se institucionet përkatëse së shpejti do të dalin me rezultatet e ekspertizës për dëmet e shkaktuara nga zjarri në kooperativën bujqësore./rtk


