Përfaqësuesi i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KQZ) për Mitrovicën e Jugut, Bajram Hajdari, ka njoftuar se procesi zgjedhor po zhvillohet sipas planit.
Ai ka theksuar se të gjitha qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe deri tani nuk ka pasur ankesa nga asnjë palë.
“Procesi ka filluar mirë sipas planit, gjitha qendrat e votimi janë hapur në kohë dhe deri më tani ne si komision komunal i zgjedhjeve nuk kemi pranuar asnjë ankesë nga asnjë palë. Deri në këto momente nuk kemi ndonjë ankesë nga askush nga këtu. Deri në ora 11:00 kanë dalë 7 mijë e 942 votues. Është më shumë për rreth 2 mijë votues në kohën e njëjtë krahasuar me herën e kaluar”, ka deklaruar ai.


