KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për shtatë muaj u regjistruam 29 raste të vetëvrasjeve në Kosovë
Siguri

Për shtatë muaj u regjistruam 29 raste të vetëvrasjeve në Kosovë

Kosova News
Kosova News 10:54 -05/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga janari deri në fund të gushtit në Kosovë janë regjistruar 29 raste të vetëvrasjeve.

Kwshtu thuhet nw tw dhwnat qw jep Policia e Kosovës.

Njohësit e kësaj çështje thonë se arsyet që çojnë deri te ky hap janë diskriminimi e po ashtu gjendja ekonomike. Por, ata thonë se janë të shqetësuar se në Kosovë s’ka ndonjë hulumtim nga institucionet përgjegjëse në lidhje me këtë fenomen. Kanë bërë thirrje që institucionet të bëjnë hulumtime dhe strategji për parandalimin e vetëvrasjeve.

Bind Skeja, drejtori i “Linjës së Jetës”, tha se në Kosovë nuk kanë të dhëna sa i përket dukurive që dërgojnë personat në kryerjen e vetëvrasjeve.

Ai tha se institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm për këtë çështje, për këtë ai ka kërkuar që të krijohet edhe një strategji shtetërore për parandalim të vetëvrasjeve.

“Globalisht po, varfëria ndikon, diskriminimi ndikon, varësisht prej grupeve demografike ato preken në mënyra të ndryshme. Po në Kosovë nuk mund të them diçka definitive, pikërisht për shkak që është terren totalisht i paprekur prej shumicës të politikbërësve. Me thanë që kanë bërë mjaftueshme institucionet është totalisht gabim, as minimalja nuk është bërë, do të thotë gjëja më i vogël që mundet me u bë nga shteti është një strategji për parandalim të vetëvrasjeve, strategji shtetërore”, tha për EO, Skeja.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësi do të duhet që të bënte hulumtime që të kuptohej niveli i problemit edhe të merren hapat për intervenim.

Ai tha se për këtë janë të gatshëm t’i ndihmojnë Qeverisë.

Skeja tha se thirrjet që pranon kjo organizatë nuk regjistrohen, por sipas tij, zakonisht nga thirrësit janë të rasteve të dhunës në familje, problemeve ekonomike, të diskriminimit.

“Ka bajagi raste të dhunës në familje, ka raste që kanë probleme ekonomike, ka raste të diskriminimit, janë të shumëllojshëm. Çka ka më shumë, çka më pak nuk mund të them”, tha ai.

Njohësi Drizan Shala, ka thënë se çështja e vetëvrasjeve është shqetësuese, pasi sipas tij, personat që kanë kryer vetëvrasje janë të moshave të reja.

“Unë mendoj se çështja e vetëvrasjeve në Kosovë është shqetësuese për faktin që kryesisht janë të moshave të reja. Kjo po e atakon në mënyrë të drejtpërdrejt edhe mirëqenien e qytetareve në tërësi. Pra duhet të shikohet në aspektin psikologjik, në aspektet e tjera se çka i ka shtyrë këta të rinj që të ndërmarrin veprime të caktuara. Kryesisht sipas asaj që dihet jo zyrtarisht, procesi i kryerjes së vetëvrasjes, ka në vetë vete një presion psikologjik që ndërlidhet kryesisht ose nga obligimet që mund të kenë ndaj palëve të treta. E si rezultat i mospërmbushjes së obligimeve, njerëz të caktuar kryejnë vetëvrasje. Si shkak i ndarjeve të caktuara shpirtërore me dikë tjetër po ashtu”, tha ai.

Shala ka thënë se shteti do të duhet që të bëjë analiza të detajuar të këtyre vetëvrasjeve, ku më pas të merren masa që të parandalohet kjo dukuri.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kosova News 05/11/2023 05/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?