KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për herë të parë në shëndetësinë publike të Kosovës “Shërbimi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor”(IVF), dy herë me radhë do të jetë falas
Shëndetësi

Për herë të parë në shëndetësinë publike të Kosovës “Shërbimi i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor”(IVF), dy herë me radhë do të jetë falas

Kosova News
Kosova News 20:32 -24/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, Kryeministri i Kosovës, Z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë morën pjesë në përurimin e shërbimit të ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor (FAM) në Klinikën e Gjinekologjisë. Ky shërbim ofron mundësi të reja për çiftet që përballen me infertilitet, duke përdorur teknologji moderne dhe shërbime të standardizuara.

Ky projekt është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë dhe garanton mundësi të barabarta për çiftet që dëshirojnë të krijojnë familje.
Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) kanë investuar 1.9 milion euro për pajisje mjekësore të nevojshme për këtë shërbim, si dhe renovimin e plotë të repartit dhe përmirësimin e kushteve për pacientët.
Për këtë shërbim të ri, janë siguruar pajisje të avancuara për laboratorin e embriologjisë, dy aparate ultrazë të reja, si dhe një Histeroskop/Laparoskop i kombinuar për procedura më të sakta dhe efikase.
Gjithashtu, është kompletuar ’’Udhërrëfyesi për vlerësim dhe trajtim të infertilitetit’’, i cili është dorëzuar në komitet për protokolle dhe udhërrëfyes për vlerësim, si dhe barnat për stimulim janë përfshirë në Listën e Barnave Esenciale.

Ky shërbim, i cili në institucionet private kushton deri në 3000 euro, do të ofrohet dy herët e para falas në shëndetësinë publike, ndërsa pas kësaj, çmimi për procedurë do të jetë rreth 670 euro.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Ekran gjigant për ndeshjen Shqipëri–Serbi në sheshin e Prishtinës

Kosovë – Armeni, formacionet zyrtare

Aksident trafiku Prishtinë-Ferizaj, një person i lënduar

Prishtinë, e lidhin me kabllo, nën kërcënimin e armës ia vjedhin 150 euro

Kosova News 24/12/2024 24/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?