KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Për dhjetë muaj 18 vrasje në Kosovë
Siguri

Për dhjetë muaj 18 vrasje në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:16 -26/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rritja e numrit të vrasjeve në Kosovë është duke krijuar një ambient të pasigurt për qytetarët e saj. Vetëm në periudhën janar – tetor të vitit 2022 janë raportuar 18 raste vrasje dhe vrasje e rëndë, të cilat kanë ndodhur në komuna të ndryshme të Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një përgjigje per telegrafin nga zyra e informimit të Policisë së Kosovës.

Rasti i parë i vrasjes gjatë këtij viti ka ndodhur qysh në fillim të janarit, ku një grua 48 vjeçare u vra nga burri i saj në Llaushë të Skenderajt, Skender Qerimi, të cilin Gjykata Themelore në Mitrovicë e dënoi me 24 vite burg dhe 500 euro gjobë.

Ndërkaq, një tjetër vrasje e rëndë kishte ndodhur mëngjesin e së martës, më datë 02.03.2022, ku 14 vjeçari Riad Hyseni u ther për vdekje rrugës për në shkollë, nga një 15-vjeçar tjetër në Prishtinë.

Ndërsa, rasti i fundit i vrasjes së rëndë u shënua mëngjesin e së premtes, ku një 63 vjeçare në Prishtinë, arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet, Prishtinë u qëllua për vdekje me sëpatë nga bashkëshorti i saj.

Më poshtë mund të lexoni për rastet e vrasjeve në Kosovë gjatë 2022-së:

51-vjeçari Skender Qerimaj dyshohet se më datë 05.01.2022 me dashje ka vrarë me gjashtë plumba bashkëshorten e tij Lirije Qerimaj, pas një mosmarrëveshje të vazhdueshme me të.

Një tjetër vrasje, kishte tronditur fshatin Dumnicë nga Komuna e Podujevës. I riu me inicialet M.K 30-vjeçar nga fshati Dumnicë i Podujevës kishte mbetur i vdekur (12.01.2022) pas plagëve të marra, pasi ishte qëlluar nga një pushkë gjuetie.

Ndërsa, mbrëmjen e së premtes të datës 18.02.2022 në fshatin Zllatar të Prishtinës, një polic kishte mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga kolegu i tij, në një ndejë private, ku kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.

E, mëngjesin e së martës të datës 02.03.2022, 14 vjeçari Riad Hyseni u ther për vdekje rrugës për në shkollë, nga një 15-vjeçar tjetër në Prishtinë.

Më datë 28.04.2022 nga të shtënat me armë zjarri në Klinë kishte mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, teksa lidhur me ngjarjen u arrestuan pesë persona.

Një 26-vjeçar, më datë 02.05.2022 kishte vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Greikoc të Suharekës.

Një tjetër person vdiq më datë 07.05.2022 pasi ishte qëlluar me armë zjarri nga një zyrtar policor në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graçanicës.

Po ashtu edhe një 30 vjeçar kishte mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kishin ndodhur të martën (10.05.2022) rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

Gjithashtu një tjetër ngjarje tragjike pati ndodhur më 27.05.2022, ku në orët e hershme të mëngjesit në një familje në veri të Mitrovicës kishin mbetur të vdekur dy persona (babë e bir). 

Ndërkaq, një tjetër vrasje e rëndë kishte ndodhur më datë 28.05.2022, ku në orët e hershme të mëngjesit në Ferizaj, një person la të vdekur një 30 vjeçar pasi shtiu me armë zjarri. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës e cila kishte bërë të ditur se policë civil pasi kanë vërejtur të dyshuarin i kanë kërkuar që të ndalet, por pasi i njëjti nuk i është bindur urdhrave dhe me pistoletë në dorë i është kthyer zyrtarëve policor, njëri nga zyrtarët ka shkrepur në drejtim të të dyshuarit.

Ndërsa në fshatin Peran të Podujevës, një person kishte mbetur i vdekur më 12.06.2022 pasi ishte qëlluar me armë zjarri.

Një vrasje e rëndë (23.07.2022) kishte tronditur fshatin Baks të Skenderajt. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vdekur një person kurse dy të tjerë ishin plagosur.

E një tjetër vrasje kishte ndodhur më datë 05.08.2022, mbrëmjen e së premtes rreth orës 23:40 në Lipjan, ku mbeti i vdekur një person dhe dy të tjerë u plagosën.

E në muajin shtator, saktësisht më 25.09.2022 një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, në Kolovicë të Prishtinës.

Ndërkaq, rasti i fundit ndodhi të premten në orët e hershme të mëngjesit ku qytetarët e Prishtinës u zgjuan me lajmin tragjik për vrasjen e një 63 vjeçareje në Prishtinë, arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në kryeqytet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Prokuroria njofton se rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 26/11/2022 26/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?