KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pensionistët më s’kanë nevojë të dëshmojnë se janë gjallë
Ekonomi

Pensionistët më s’kanë nevojë të dëshmojnë se janë gjallë

Kosova News
Kosova News 14:53 -17/12/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pensionistët nuk duhet të paraqiten çdo gjashtë muaj në autoritetet shtetërore për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që t’u vazhdohet pensioni. Vendimi është marrë nga Gjykata Supreme që ka shpallur të paligjshëm udhëzimin administrativ që përcaktonte rregullin.

Vendimi është marrë si bazë mbi padinë e E.Sh..

Në vendim theksohet se Ministria është e obliguar që të monitorojë nëse pensionisti është gjallë. Pra autoritetet janë përgjegjëse të parë e jo qytetari. Si rrjedhojë e vendimit, pensionistët nuk mund të penalizohen nëse nuk paraqiten.

“Pas shqyrtimit të rastit, Gjykata Supreme konstatoi se paragrafët ku parashihen pasoja për pensionistët, siç është ndalimi i pensionit, nuk janë në harmoni me ligjin dhe si të tillë janë të paligjshëm. Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar, Ministria obligohet që të monitorojë burimet ekzistuese të informatave me qëllim të identifikimit të pensionistëve që kanë vdekur. Pra, përgjegjësia e parë për verifikimin e statusit të jetës së pensionistit është e vetë organit publik dhe jo e qytetarit. Kjo dispozitë krijon detyrimin që Ministria të shfrytëzojë çdo mekanizëm administrativ dhe çdo burim zyrtar të informatave përpara se të ndërmarrë masa kufizuese ndaj pensionistit. Ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në barrë disproporcionale ndaj pensionistit”, thuhet në njoftim të Supremes të mërkurën.

- Reklamë -

Me këtë vendim, Gjykata Supreme i ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar paragrafin 2 të nenit 4. Çka thotë ky paragraf:

“Shfrytëzuesit e pensionit janë të obliguar që të lajmërohen personalisht çdo 6 muaj përkatësisht 180 ditë, në zyrat me të afërta të Departamentit të Pensioneve.”

Po ashtu janë suspenduar paragrafët 1, 2, 3 dhe 4, të këtij udhëzimi. Çka thonë këto paragrafë:

“1. Nëse pensionisti nuk lajmërohet siç është përcaktuar në nenin 4 paragrafin 2 të këtij udhëzimi, suspendohet përkohësisht nga pagesa e mëtejme e pensionit.

  1. Pensionisti që është suspenduar sipas paragrafit 1 të këtij neni, i vazhdohet pagesa e pensionit, nëse pensionisti lajmërohet në zyrën përkatëse pensionale, brenda tre (3) muajsh nga data e suspendimit.
  2. Në rast se pensionisti, lajmërohet brenda tre (3) muajve nga data e suspendimit, duke llogaritur muajin e lajmërimit, Departamenti i Pensioneve, përkatësisht zyra e pensioneve, është e detyruar të ia paguaj pensionet e papaguara maksimalisht për tre (3) muaj.
  3. Në rast se pensionisti, nuk lajmërohet në afat prej tre (3) muajsh apo nëntëdhjetë (90) ditë, nga data e suspendimit, kërkesa e tij konsiderohet si riaplikim ndërsa pagesa do të rrjedhë nga dita (muaji) e paraqitjes së kërkesës.”

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar këtë vendim si jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi e ka cilësuar këtë vendim si jashtëzakonisht të rëndësishëm.

“Gjykata ka konfirmuar se të drejtat e pensionistëve nuk mund të kufizohen me rregulla nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve. Përgjegjësia është e institucioneve dhe jo e pensionistëve. Çfarë hapi i madh për mbrojtjen e të drejtave sociale, sigurinë juridike dhe parimin se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit, jo e para”, ka shkruar ai në Facebook.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit

Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve

Çmimi i naftës për sot

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara

Theren me thikë dy persona në Prizren, policia jep detajet e fundit

Kosova News 17/12/2025 17/12/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
14° _ 13°
89%
1 km/h
Fri
24 °C
Sat
23 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C
Tue
24 °C

Lajmet e Fundit

Tentuan ta ngjyrosnin simbolin “I Love Mitrovica”, arrestohen kryetari dhe kryesuesi i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut
11:09 -05/06/2026
Prokuroria mobilizohet për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e 7 qershorit
10:54 -05/06/2026
Kusari-Lila njofton dy vendime tregtare nga ministria e saj
10:36 -05/06/2026
Sorensen pas vizitës në Kosovë dhe në Serbi: Pashë përkushtim për normalizimin e marrëdhënieve
10:29 -05/06/2026
Përgatitjet për zgjedhjet e së dielës, KQZ-ja mban mbledhje
09:55 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?