Portali “Nacionale”, i gazetarit Berat Buzhala, ditë më parë ka publikuar një artikull të rremë në të cilën thuhej se “Qeveria nuk ua lejon punonjësve të KEK-ut marrjen e thëngjillit falas”.
Pas publikimit të këtij artikulli të rremë, reagoi vet facebooku, duke e etiketuar si “False Information”, që në shqip do të thotë Informacion i falsifikuar, shkruan KosovaNews.

Menjëherë pas kësaj duke kërkuar falje nga publiku, portali i Buzhalës, “Nacionale”, e ndryshoi titullin artikullit, duke e bërë “Qeveria ua lejon punonjësve të KEK-ut marrjen e thëngjillit falas”.

Duke pretenduar se lajmi ishte publikuar në një web site tjetër, e sipas tij dikush prej stafit e ka publikuar edhe te “Nacionale”, Berat Buzhala ka kërkuar falje nga opinioni duke thënë se kjo nuk është praktikë e portalit të tij.
Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e Buzhalës, pa ndërhyrje.

Por ky nuk është i vetmi lajm i rremë që e ka publikuar portali “Nacionale”
Kujtojmë se më 1 gusht të këtij viti, kur situata në veri u tensionua për shkak të vendimit të Qeverisë për reciprocitet me Serbinë, po në atë natë kritike, portali “Nacionale”, i kontribuonte edhe më shumë tensionimit të situatës duke e publikuar lajme të rreme ku thuhej se janë plagosur policët dhe qytetarët në Veri të vendit duke u ballafaquar me serbët.
Po ashtu, edhe ky lajm i rremë, ishte demantuar nga vet facebooku, duke u etiketuar me “False Information”.
Në linkun e mëposhtëm gjeni lajmin e plotë.