KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peja fiton Turneun Mbarëkombëtar në Tërnoc – Lojtarët e rinj shkëlqejnë, Eri Muriqi mes më të dalluarve
Sport

Peja fiton Turneun Mbarëkombëtar në Tërnoc – Lojtarët e rinj shkëlqejnë, Eri Muriqi mes më të dalluarve

Kosova News
Kosova News 19:36 -28/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në fundjavën që lamë pas, në Tërnoc të Bujanocit përfundoi me sukses edicioni i 20-të jubilar i Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë U-15, që tradicionalisht bashkon ekipe nga të gjitha trevat shqiptare.

Në këtë edicion morën pjesë skuadra nga Durrësi, Tetova, Ulqini, Peja dhe ekipi pritës KF Tërnoci, në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive dhe vëllazërore.

Triumfues të këtij turneu dolën të rinjtë e Pejës, të cilët treguan një nivel të lartë loje dhe organizimi. Në fazën e grupeve, Peja mposhti Tetovën 2-1 dhe Durrësin 3-1, për të kaluar pastaj në play-off ku sërish triumfuan ndaj Tetovës 3-0.

Finalja ndaj Durrësit përfundoi pa gola në kohën e rregullt, ndërsa pejanët fituan 5-4 në penallti, duke u shpallur kampion të këtij edicioni.

Turneu, i cili u zhvillua nën moton “Luajmë futboll, duke njohur trojet tona”, ka nisur para 20 vitesh në Durrës, dhe edicioni i ardhshëm pritet të rikthehet pikërisht atje – në qytetin ku lindi kjo nismë fisnike.

Një ndër figurat më të dalluara të turneut ishte Eri Muriqi, 14-vjeçar nga Peja, i cili luajti titullar në të katër ndeshjet e skuadrës, pa u zëvendësuar asnjëherë, duke shfaqur aftësi të shkëlqyera në mbrojtje.

“Jam shumë i lumtur që isha pjesë e këtij suksesi. Të përfaqësosh Pejën dhe të japësh maksimumin për klubin është një ndjenjë e veçantë. Edhe pse nuk kam shënuar gol, kam dhënë kontribut të madh në mbrojtje dhe në ndërtimin e lojës. Ky trofe na jep motiv dhe vullnet për të vazhduar edhe më fuqishëm”.

“Falënderoj trajnerët e mi në klub – Ilir Nallbani, Eroll Tabaku dhe Besi Domniku – për përgatitjen e vazhdueshme, si dhe trajnerin e përfaqësueses rajonale të Pejës, Liridon Islami, dhe koordinatorin Valdet Shoshi, për përzgjedhjen dhe përkrahjen që më kanë dhënë”, u shpreh Eri Muriqi.

Peja, me këtë brez të artë të të rinjve dhe një staf teknik të përkushtuar, tregon se ka bazën për ndërtimin e së ardhmes.

Gjithashtu lexoni:

Ronaldo refuzon të transferohet te rivali i Al Nassr, dëshiron të luajë në Kupën e Botës për Klube

Çeku: Kurrë nuk është investuar kaq shumë në infrastrukturën e futbollit

Oklahoma mund Minesotën, prek finalet e mëdha pas 13 vitesh

Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më

Kosova U21 barazon me Maqedoninë e Veriut

Kosova News 28/05/2025 28/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
broken clouds
12° _ 11°
80%
2 km/h
Fri
18 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
24 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj për Limajn: E shkuar e harruar
23:08 -29/05/2025
Ambasadori Hargreaves: Është e papranueshme gjuha e urrejtjes ndaj presidentes Osmani
22:47 -29/05/2025
Abdixhiku: Deputetët rrugën hapur e kanë nëse duan ta tradhtojnë votën e LDK-së
22:43 -29/05/2025
Kurti viziton çerdhen publike “Filizat” në Kamenicë
22:22 -29/05/2025
Haradinaj: Kushdo që e voton për Qeverinë Kurti 3 është argat i Serbisë dhe Rusisë
22:09 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?