KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Peja është gati për ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup
Sport

Peja është gati për ndeshjen e parë në FIBA Europe Cup

Kosova News
Kosova News 08:52 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kampionia e Kosovës në basketboll, Peja, të mërkurën do ta luajë ndeshjen e parë të stinorit të rregullt në FIBA Europe Cup. Duelin e parë të Grupit H, Peja e luan në udhëtim. Do të përballet me ekipin nga Gjermania, Niners Chemnitz. Ndeshja në orën 19:00.

Basketbollistët e Pejës të martën kanë udhëtuar për në Gjermani me shpresën se formën e mirë që e kanë treguar në kampionatin e Kosovës ta shfaqin edhe në këtë ndeshje. Peja është ekipi i vetëm që i ka katër fitore në po aq ndeshje të luajtura në Superligë, ndërsa në stinorin e rregullt të FIBA Europe Cup është zhvendosur pas eliminimit në çerekfinale të turneut kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kundërshtari i parë i Pejës në FIBA Europe Cup nuk është aspak i lehtë. Pas tri ndeshjeve të luajtura në elitën e basketbollit gjerman, Chemnitzi ka regjistruar dy fitore dhe një humbje. Në radhët e veta Chemnitz ka shtatë lojtarë të huaj, përfshirë katër amerikanë, dy kanadezë dhe një çek.

Fundori Duane Wilson është treguar më efikasi te Chemnitzi deri më tani, me mesatare prej 15 pikëve e 5 asistimeve. Kjo skuadër edhe edicionin e kaluar ishte pjesë FIBA Europe Cup dhe në fazën e grupeve u përball me Golden Eagle Yllin, të cilin në të dyja ndeshjet e mposhti me mbi 20 pikë dallim.

Chemnitzi e kaloi fazën e parë të grupeve, por nuk arriti të avancojë përtej fazës së dytë grupore. Në anën tjetër Peja paraqitet për herën e dytë në FIBA Europe Cup. Në edicionin 2016/17 pejanët debutuan ku në gjashtë ndeshje të zhvilluara në grup regjistruan një fitore.

Pas duelit me Chemnitzin, Peja në kuadër të Grupit H do të përballet edhe me Heroes Den Bosch të Holandës dhe Spojnia Stargard të Polonisë.

Gjithashtu lexoni:

Rama mbështet përpjekjet e presidentit Tramp për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore

Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Malishevë: Burri sulmon fizikisht gruan e tij, përfundon në mbajtje

Moti sot me diell, pjeserisht i vranët

Kosova News 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
63%
1 km/h
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
33 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C

Lajmet e Fundit

Rama mbështet përpjekjet e presidentit Tramp për të parandaluar Iranin të pajiset me armë bërthamore
19:00 -22/06/2025
Aksident trafiku në Ferizaj, humb jetën një person
18:46 -22/06/2025
Vance: Nuk jemi në luftë me Iranin, por me programin e tij bërthamor
18:42 -22/06/2025
Parlamenti i Iranit miraton mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, arterien nga kalon 20 për qind e naftës botërore
17:41 -22/06/2025
Chelsea kërkon me çdo kusht portierin e Milanit
17:35 -22/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?