Ministri i Bujqësisë Faton Peci, sot ka vizituar
ujqit e familjes Gjoci që merren me kultivimin e shalqinit e që janë përfitues të granteve në vlerë prej 200.000€ nga Ministria e Bujqësisë, përcjell KosovaNews.
“550 mijë, është numri i fidaneve të prodhuara që bujqit e familjes Gjoci; Hyseni, Kushtrimi, Blendi e Samiri nga Kovraga e Istogut kultivojnë. “, ka shkruar Peci në facebook.

Ai thotë se familja Geci me hektarë në fushë të hapur si dhe në sera këta kushërinj, në një ambient pune entuziast e gjithë energji pozitive kultivojnë speca, domate, shalqi, pjepër, patlixhanë, tranguj e fidane të luleve varësisht nga kërkesa e tregut.
“Ata janë përfitues të granteve në vlerë prej 200.000€ dhe theksojnë se kur vullneti ekziston, tek bujqësia është bereqeti e leverdia.
Familje të tilla, punëtore e të papërtueshme ka në të gjithë Kosovën, që punën e kryejnë me zell e që përpos se mbajnë familjen me bujqësi, ata këtë aktivitet e ushtrojnë edhe nga dëshira e dashuria për tokën e frytet që fal ajo. U ndava i mbushur me energji pozitive; energji kjo e cila do na duhet javëve në vazhdim, për hartim të mëtutjeshëm të politikave që iu shërbejnë bujqve si Kushtrimi, Blendi, Samiri e shokët e tyre anë e mbanë Kosovës.”, të granteve në vlerë prej 200.000€” , ka shkruar Peci në Facebook.



