Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhviillimit Rural, Faton Peci, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj Skender Hysenit, i cili ka thënë se presidentja Osmani ka qëndrime si të Milosheviqit, ndërsa kryeministrin Kurti nuk e merr askush seriozisht.
Sipas Pecit, Skendës i janë përzi sendet dhe po bën analogji e presidentes me Milosheviqin është krim, por ai po përpiqet që që margjinalizimin personal ta projektojë në një problematikë me presidenten.
“Skendo, akordoje mirë harmonikën se të janë përzi sendet. Analogjia e cilitdo njeri të Kosovës me kasapin Millosheviq është krim, le më me të parën e shtetit. Mos u përpiq që margjinalizimin personal ta projektosh në një “polemikë” me presidenten e shtetit. Ndoshta ke makthe presidenciale nga shegërtllëku i mëhershëm, e kuptueshme”, ka shkruar Peci.
Sipas tij, si përkthyes konsekutiv ishte dashtë ta keni mbamendjen të freskët: Millosheviqi është kriminel lufte.
“Ndaj, ktheju harmonikës, pi venë aristokrate, përkthe ndonjë gjë, e lëri palo analizat politike. Në esencë dërdëllitjet tua janë elegji për kohën e dikurshme. S`ka më shishe vene 300 e më tepër euro, s`ka më salltanate gjithandej, nuk është më shteti pronë e teje dhe sishokëve.
Po të kishe sukses në dialog, si koordinator, nuk do të ishim ende në bisedime me Serbinë. Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po përpiqen me i sanu dëmet e tua dhe shokëve. Ndaj, rri, më mirë mos fol!
Rri në rolin tënd tradicional siç të njeh Çarshia e Prishtinës, atë të harmonikashit!”, ka përfunduar reagimin e tij ministri Peci./KosovaNews


