KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PE miraton raportin për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi kyç për rrugën drejt BE-së
Politikë

PE miraton raportin për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi kyç për rrugën drejt BE-së

Kosova News
Kosova News 10:38 -12/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian të mërkurën ka miratuar një raport lidhur me strategjinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Eurodeputetët kanë thënë se zgjerimi është një përgjigje strategjike ndaj realitetit gjeopolitik në zhvillim dhe një investim jetik për sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian.

Parlamenti argumentoi se kostoja e moszgjerimit do të ishte më e madhe se ajo e pranimit të anëtarëve të rinj në BE, “pasi kjo do të rrezikonte krijimin e zonave gjeopolitike gri të cenueshme nga ndikimi i huaj armiqësor”. 

Në raport përfshihet edhe Kosova në prioritetet strategjike të zgjerimit të BE-së. Aty theksohet rëndësia e dialogut Prishtinë-Beograd për avancimit drejt anëtarësimit.

“Nënvizon rëndësinë e dialogut Beograd–Prishtinë, i cili është thelbësor që Serbia dhe Kosova të përparojnë në rrugët e tyre drejt Evropës dhe që do të kontribuojë në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, thuhet në raport. 

Po ashtu, Parlamenti thekson se Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë kanë vendosur objektiva ambicioze për të përfunduar negociatat e tyre të anëtarësimit deri në fund të viteve 2026 dhe 2027. Në raport thuhet se BE-ja duhet t’i inkurajojë këto vende kur ambicia e tyre përputhet me reforma konkrete, ndërsa eurodeputetët i kanë bërë thirrje Këshillit të Evropës të njohë këtë moment pozitiv dhe të heqë çdo pengesë që mund të ekzistojë nga ana e BE-së. 

Eurodeputetët theksuan tutje se anëtarësimi duhet të mbetet i bazuar në meritë dhe se asnjë vend nuk duhet të trajtohet si pjesë e një pakoje. 

Raporti thekson se përputhja me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së është parakusht kyç i shteteve kandidate për anëtarësim në BE

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 12/03/2026 12/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?