KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK: Të hetohet keqpërdorimi i 9 milionë eurove për 42 kontrata njëburimore
Politikë

PDK: Të hetohet keqpërdorimi i 9 milionë eurove për 42 kontrata njëburimore

Kosova News
Kosova News 15:11 -03/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha përmes një konference për media ka denoncuar sërish pretendimet për keqpërdorimin e 9 milionë eurove nga Ministria e Infrastukturës, e cila për periudhën 22 mars 2021 deri më 7 prill 2022, ka lidhur 42 kontrata njëburimore, pa konkurrencë dhe pa procedura.

Deputetja Hoxha po ashtu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Liburn Aliu, për t’i hapur rrugë hetimeve të pavarura.

Duke e cilësuar pushtetin aktual, abuziv, jo transparent dhe nxitës të korrupsionit e keqpërdorimit, Hoxha theksoi se Ministria e udhëhequr nga ministri Liburn Aliu, për një vit, ka lidhur 42 kontrata për punë shtesë, të cilat nuk janë zhvilluar përmes procedurave të rregullta të prokurimit.

“Me 18 prill të këtij viti, përmes një konference të ngjashme për shtyp, ju kemi adresuar mediave dhe qytetarëve, për të ngritur shqetësimet tona të bazuara rreth keqpërdorimit të pushtetit në Ministrinë e Infrastrukturës, duke prezantuar fakte e dëshmi për atë që ne e konsiderojmë si një ndër aferat më të dyshimta korruptive brenda kësaj ministrie. Përkatësisht, ku nga vetëm 22 marsi i vitit 2021, e deri me 7 prill të këtij viti, pra për një vit e dy javë, Ministria e Infrastrukturës kishte lidhur gjithsej rreth 42 kontrata një burimore, duke keqpërdorur hiq më pak se rreth 9 milionë euro para të taksapaguesve, përmes procedurës së shpërblimit e marrëveshjeve nën tavolinë.”, tha ajo në konferencën për media .

Sipas deputetes Hoxha, këtë aferë të dyshimtë korruptive të ngritur nga PDK, tashmë e bën shumë seriozisht të dyshimtë, edhe fakti se dyshimet për korrupsion e keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës nga po të njëjtit protagonistë, janë vërtetuar edhe nga puna e gazetarisë hulumtuese.

“Një të tillë e kemi parë jo më larg se para dy ditësh nga hulumtimi i gazetës Nacionale, ku janë prezantuar fakte e dëshmi të marrëveshjeve të kundërligjshme mes akterëve, të cilët kanë për referencë anëtarë të ngushtë të Kabinetit të Ministrit Aliu. Pra, pushteti i Qeverisë Kurti, Ministrinë e Infrastrukturës dhe jo vetëm, e ka shndërruar në burim të keqpërdorimit të parasë publike.”, shtoi ajo.

Hoxha kritikoi Qeverinë për heshtje ndaj këtyre dyshimeve të bazuara dhe theksoi se PDK si lidere e opozitës do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie dhe përgjegjësi ndaj akterëve të përfshirë në këto afera, sepse abuzimi me 9 milionë euro me kontrata nën tavolinë, nuk të kalojë pa përgjigje.

“Në rrethana të tilla kur një ministri e rëndësishme siç është ajo e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, është shndërruar në mjedis ekskluziv për korrupsion e abuzim nga pushteti, dhe kur dyshimet tona të bazuara si dhe dyshimet fakto grafike të prezantuara edhe nga mediat e lira investigative tashmë e kanë nxjerrë në pah atmosferën korruptive që mbretëron në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu, e cila atmosferë ka protagonistë të veçantë me emër e mbiemër, jo vetëm që s’kemi parë llogaridhënie e përgjegjësi, por kemi parë një mësymje të pushtetit për të legjitimuar e amnistuar këta protagonistë, gjë që flet qartë se këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me emra të përveçëm, por më një sipërmarrje politike qeveritare që është e prirur për korrupsion e abuzim.”, tha Eliza Hoxha. /RTKlive.com/

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon ambasadorët, diskutojnë për moskonstituimin e Kuvendit dhe bashkëpunimin bilateral

PDK-ja miraton deklaratën politike, kërkon zhbllokim institucional

VV zyrtarizon kandidaturën e Alban Hysenit për një mandat të dytë në Gjilan

Vetëvendosje e largon nga partia të arrestuarin e dyshuar për trafikim droge

Osmani dhe komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas flasin për thellimin e partneritetit në mbrojtje

TAGGED: Doreheqje, Eliza Hoxha, Liburn Aliu, Qeveria
Kosova News 07/06/2022 03/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Portugalia mposht Gjermaninë me golin e Ronaldos dhe siguron finalen e Ligës së Kombeve
23:08 -04/06/2025
Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Prishtinës, Haradinaj: Është intelektual, por nuk ekspozohet
22:29 -04/06/2025
Bogujevci: Është zhvilluar një fushatë e orkestruar ndaj meje
22:01 -04/06/2025
Kongresisti Self: Presidenti ka thënë se çështja kryesore për Kosovën është hyrja në NATO
21:55 -04/06/2025
Maqedonci: Do të nënshkruhet marrëveshje historike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën e mbrojtjes
21:25 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?