KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK kërkon shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci
Politikë

PDK kërkon shkarkimin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci

Kosova News
Kosova News 14:40 -17/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu në një konferencë për media ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Abdullahu tha se PDK tash sa kohë në forma të ndryshme ka insistuar që të ndriçohet rasti i ambasadorit Berishaj.

“I tillë çfarë ishte si rast, ka hapur shumë pyetje dhe dilema, ndërkaq për këtë rast, nga ana e pushtetarëve ka pasur pak e hiç përgjigje dhe ato ishin të çuditshme dhe të paargumentuara, e për rrjedhojë krejt kjo ka ngjallur me të drejtë dhe pandalshëm shumë dyshime. Për ne si Parti Demokratike ka qenë skandaloze se, edhe përkundër fakteve që janë sjellë më herët për këtë rast, ambasadori Martin Berishaj është mbrojtur nga pushtetarët aktualë, madje edhe nga Kryeministri edhe nga Presidentja”, tha ai.

Abdullahu duke thënë se mbrojtja e ambasadorit Berishaj me kaq konsekuencë dhe për një periudhë kaq të gjatë nga Kryeministri dhe Presidentja vazhdon të jetë enigmatike, theksoi se ishte ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtësisë.

“Ne duam të besojmë shumë dhe kërkojmë me ngulm që të jepen përgjigjet e faktuara mbi atë se ku mbetën 600 mijë eurot e këtij personi i cili ka qenë edhe anëtar i VV-së dhe promotor i kësaj partie në Slloveni dhe gjithandej Evropës, në veçanti të Kurtit politikan të cilin me anketa të shpifura nga Sllovenia, nga viti 2013 e këndej, proklamohej si fitues i zgjedhjeve.

Firma e tij ka vetëm një të punësuar, konkretisht vetëm Martin Berishajn, si është e mundur, ky qarkullim me vetëm një njeri. Pse ai nuk e ka deklaruar kompaninë e tij të cilën e ka në Mal të Zi, pse edhe dy kompani të tjera me seli në Kosovë (Myloja L.L.C. dhe Zaslon Kosova L.L.C.) nuk i ka deklaruar në formular”, theksoi ai.

PDK konsideron se kjo qasje e pushtetarëve sot është mentalitet populist i pushtetit që bën paqe të kamufluar me korrupsionin, e në anën tjetër trumbeton shurdhueshëm për luftë kundër tij.

“Marrë parasysh të gjitha këto dhe të tjerat si këto, ne si Parti Demokratike e Kosovës, kërkojmë që ambasadori Berishaj të shkarkohet urgjentisht, pos tjerash edhe me qëllim që të mundësohet hetim i drejtë dhe i papenguar. Kjo është dashur të bëhet edhe më herët, por këtë nuk e ka bërë pushteti që e ka mbrojtur dhe përkrahur.

Kemi të drejtë të dyshojmë se do të ketë interferim të pushtetit populist në institucionin e pavarur siç është Prokuroria e Shtetit. Kërkojmë nga pushteti t’i mbajë duart larg nga hetimet, sidomos tash, kur kemi parasysh zellin populist që është treguar në mbrojtjen e ambasadorit Berishaj nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani”, tha ndër të tjera, Abdullahu.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik

Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve

Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit

Kurti flet pas takimit me Hamzën

Bedri Hamza para takimit me Kurtin: Interesi i vendit mbi interesat partiake

Kosova News 17/08/2022 17/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit
18:09 -10/07/2026
Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit
18:02 -10/07/2026
Mbyllen edhe dy biznese me veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve
17:58 -10/07/2026
Kurti: Po i zgjerojmë mundësitë për mobilitet akademik
17:55 -10/07/2026
Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?