KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit
Politikë

PDK kërkoi shkarkimin e ambasadorit Berishaj, deputeti Berisha e vizitoi në Zagreb: Biseduam për të mirën e kombit dhe shtetit

Kosova News
Kosova News 23:24 -21/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka qëndruar në Zagreb të Kroacisë, ku është pritur nga ambasadori i Kosovës në këtë vend, Martin Berishaj, shkarkimin e të cilit vazhdon ta kërkojë partia e deputetit Berisha.

Është vetë deputeti Berisha, që përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar për pritjen që i ka bërë ambasadori Berishaj, të cilën ai e ka quajtur vëllazërore, si dhe një bashkëbisedim për të mirën e kombit dhe shtetit.

“Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: ‘Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste’, takova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun Shpend Zogaj, etj.”, ka shkruar deputeti Berisha.

“Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në mars të këtij viti Berishaj është intervistuar nga Prokuroria e Speciale në Prishtinë. Intervistimi erdhi pas dyshimeve për një aferë financiare të Berishajt në Slloveni, për të cilën është raportuar gjerësisht në medie. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kosova News 21/06/2024 21/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
12:09 -20/06/2025
Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re
11:44 -20/06/2025
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje
11:37 -20/06/2025
Komuna e Prishtinës: Sot në Dardani fillon largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike
11:27 -20/06/2025
Policia shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në Ferizaj
11:02 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?