KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja kundërshton mos përfshirjen e veteranëve në pagën minimale
Politikë

PDK-ja kundërshton mos përfshirjen e veteranëve në pagën minimale

Kosova News
Kosova News 15:05 -14/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Miratimin e dy vendimeve mbrëmë në Kuvendin e Kosovës, e ka kritikuar të premten Partia Demokratike e Kosovës. Në një konferencë për media, deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se në koordinim me Listën Serbe, Qeveria ka përjashtuar veteranët e UÇK-së prej pagës minimale.

Ajo po ashtu përmendi edhe miratimin për formimin e institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Sipas saj, me gjithë deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se ky institut do të hetoj krimet e kryera për vitet 98-99, në fakt vendimi përfshin periudhën deri në fund të vitit 2000.

“Qeveria ka marrë disa vendime skandaloze. Mbrëmë qeveria Kurti apo qeveria Zdravo është koordinuar me Radojçiqin për të përjashtuar veteranët nga ligji për pagën minimale… PDK do të jetë konsistente për ta ndalur qasjen e kësaj qeverie që po koordinohet me Radojçiqin”, ka thënë Deliu-Kodra.

E në anën tjetër, koordinatori i PDK-së në kabinetin për qeverisje të mirë të kësaj partie, Arben Mustafa, tha se me përjashtimin e veteranëve nga rritja e pagës minimale, është bërë diskriminimi i tyre.

“Kjo pagë minimale ishte propozuar nga kjo qeveri vite më parë dhe në atë kohë nga qytetarët ishte konsideruar e pamjaftueshme. Në ndërkohë në Kosovë ka ndodhur një rritje shumë e madhe e çmimeve që po varfëron qytetarët e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe deputetët e partisë në pushtet e kanë shpërfillur rritjen e çmimeve në Kosovë dhe kanë votuar për një pagë minimale aq sa ka qenë e propozuar vite më parë”, ka thënë ai.

Deliu-Kodra ka folur edhe për përleshjen në Kuvendin e Kosovës të enjten. Ajo ka përsëritur qëndrimin e PDK-së se dhuna u provokua nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Ka shtuar se veprimet e dhunshme “kanë ndodhur për ta larguar vëmendjen e opinionit prej aferës Zdravo”.

“Kjo dhunë nuk është provoku prej PDK. Dhuna është provoku prej zv.kryeministrit. Pasojat i bart Kosova por përgjegjësia i takon atyre…. Sa i përket padive, konform asaj dhunës duhet me pas padi. Edhe z. Lushtaku edhe të tjerët do t’i marrin masat e tyre. Nuk kemi qenë ne nxitës nuk kemi provokuar dhunë, veprimet e PDK- së kanë qenë më demokratike se kurrë, Qeveria duhet me ofru përgjegjësi kryeministri duhet me fol e nuk duhet me i pengu deputetët”, ka shtuar ajo.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Gërmimet në lokacionin e tretë në Zubin-Potok, konfirmohet prania e mbetjeve mortore

Kosova News 14/07/2023 14/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?