KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re
Politikë

PDK-ja kërkon rezolutë për Gjykatën Speciale në seancën e parë të legjislaturës së re

Kosova News
Kosova News 17:28 -11/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretarja e  përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka thënë se në seancën e radhës pas konstiutimit te Kuvendit do të kërkojnë që të votohet rezoluta për procesin në Hagë.

“Ka momente kur politika hesht dhe historia flet. Ky ka qenë një nga ato momente.

Dua t’ju njoftoj që në seancën e parë të Kuvendit, së bashku me marrëveshjet ndërkombëtare, ne do të kërkojmë që të miratohet edhe rezoluta e përgatitur nga ekspertët e pavarur për procesin në Hagë”, tha Çitaku.

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, i cili prezantoi  këtë rezolutë tha se kërkojnë që procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ta kthejnë në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhe standardeve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës.

“Rezoluta në vend të parë kërkon nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar që procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së ta kthejnë në binarë të standardeve evropiane për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, dhe standardeve të përcaktuara me Kushtetutën e Kosovës, Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut dhe praktikën ose jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për Liritë dhe Drejtat e Njeriut. E dyta, rezoluta po ashtu kërkon që Ombudspersoni ose Avokati i Popullit që ndodhet pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, të luajë rolin e vet, të cilin mendojmë që e ka kaluar në heshtje deri tani, për të adresuar të gjitha shkeljet që kanë ndodhur gjatë procesit të gjykimit të krerëve të UÇK-së. Po ashtu pikë tjetër e kësaj rezolute, të cilën dua ta ndaj me ju, është kërkesa nga vendet financuese të Gjykatës Speciale që të sigurohen që financimi i tyre bëhet ndaj një organi që zbaton standardet evropiane për gjykim të drejtë. Pra të kërkojnë llogari nga Dhomat e Specializuara dhe të kërkojnë përgjegjësi që procesi të mbetet i drejtë dhe i pavarur, ashtu siç është procesi gjyqësor në çdo vend që është financues i Gjykatës Speciale”, tha ai.

Ai përmendi dhe pikën e tretë të rezolutës.

“Pika e pestë, rezoluta inkurajon të gjitha organizatat ndërkombëtare që operojnë në nivel të Bashkimit Evropian dhe përtej, që të marrin pjesë aktivisht në monitorimin e procesit gjyqësor në Hagë. Pika tjetër është konfirmimi i zotimit dhe përkushtimit të institucioneve të Kosovës që me çdo mekanizëm, përfshirë financimin e duhur, të mbrojë luftën e drejtë e çlirimtare të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 11/02/2026 11/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punime në rrugën “Ilir Konushevci”, ndryshon qarkullimi i autobusëve, komuna jep detaje
14:23 -23/07/2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?