KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pastrimi i Kosovës nga minat e luftës pritet të përfundojë në vitin 2030
Siguri

Pastrimi i Kosovës nga minat e luftës pritet të përfundojë në vitin 2030

Kosova News
Kosova News 18:28 -31/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pastrimi i Kosovës nga minat e luftës pritet të përfundojë në vitin 2030

Një ekip deminerësh po nisën për një zonë të minuar.

Rrugët e terrenet janë të gjata e të ndryshme por qëllimi mbetet përherë i njëjtë, pastrimi i Kosovës nga mjetet e pashpërthyera.

Kjo hapësirë tokësore në Shalë të Bajgorës supozohet që ka mjete të pashpërthyera të mbetura nga lufta e fundit në Kosovë.

Një ekip profesionistësh po bëjnë planin operacional se si të behet pastrimi i kësaj zone të dyshuar që ka mina.

Secili nga ta merr detyrën për çka janë të thirrur dhe fillon krehja e terrenit.

Detektori i njërit nga operatorët fillon të lëshoj tingull jo të zakonshëm.

Aty mund të ketë diçka. Prandaj edhe bëhet hapësira gati për eskivim apo groposje.

Ashtu doli të jetë, është një pjesë metali e një mine.

Dhe të gjitha këto gjetje duhet të shënjohen me mjete specifike në mënyrë që secili operator të dijë se çfarë është gjetur në atë zonë të caktuar.

“Shkopi i gjatë një meter e 20cm me kokë të kuqe është për të markuar kufirin e zonave të rrezikshme ma trakën “Mina”, ndërsa ky shkopi tjetër 1 meter e 20cm me kokë të bardhë bëhet në zona administrative ku është zona e pastër me trakën “Jo mina””, ka thënë Bedri Peci.

E gjithë kjo ishte demonstrim se çfarë bëjnë çdo ditë operatorët e “Norvegian People’s Aid”, organizatë e sponsorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shteti i Norvegjisë dhe BE-ja, që të bëjnë pastrimin e terrenit në Kosovë.

Gjithçka bëhet në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-in.

“Aktualisht jemi duke operuar në dy lokacione, në këtë lokacionin këtu në Shalë të Bajgorës ku kemi katër ekipe dhe katër ekipe ndodhën në Mokna, në rajonin e Zubin Potokut”, ka thënë menaxheri operacional, Hajredin Kryeziu.

Fokusi i tyre është pikërisht veriu i Kosovës ku FSK-ja për shkak të marrëveshjes nuk mund të depërtoj atje.

Dhe prania e tyre në Kosovë që nga viti 1999 ka bërë që edhe angazhimi dhe kryerja e punëve të jetë e madhe.

“Deri tani NPA ka bërë pastrimin e 10 milion metrave katëror dhe kanë mbetur mbi 9 milion metra katëror të cilat kanë nevojë për pastrim”, ka shtuar Kryeziu.

Falë pranisë së organizatave të tilla dhe punës së FSK-së tash zonat e rrezikshme nga minat janë pothuajse të pastërta në gjithë Kosovën.

Drejtori i Qendrës për Deminim në Ministrinë e Mbrojtës, Ahmet Sallova tha se viti 2030 do ta gjejë Kosovës e pastruar nga mjetet e pashpërthyera.

“Bazuar në situatën, në vitin 1999 kemi pasur 4520 zona të rrezikshme, fal punës së organizatave të deniminimit ky numër është reduktuar në 66 dhe mund ta shihni vet se sa progres i madh është bërë. Ne kemi bërë planin strategjik dhe parashihet që se bashku me FSK-në dhe dy organizata që janë prezente të pastrojmë Kosovën deri në vitin 2030”, ka thënë Sallova.

Ky ekip përbehet nga më shumë se 100 operatorë të cilët janë nga komuniteti shqiptar e serb.

Bashkëpunimi i tyre është i vazhdueshëm dhe pa probleme.

Këto zona tashmë ata i ecin me krenari pasi që pas pastrimit të tyre është arrit që në këtë hapësirë tashmë të vijnë edhe njerëz për të jetuar.

Nga zonë e rrezikshme e minave – në zonë të pastruar për jetesë, është qëllimi i gjithë këtij ekipi punëtorësh./ rtvd

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 31/05/2024 31/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?