Një qytetar nga Suhareka është arrestuar pak pas menate pasi i ka kanosur zyrtarët policor që i shqiptua një gjobë për tejkalim të shpejtësisë.
Drejtoria rajonale e Policisë Prizren njofton se në vazhdën e implementimit të planit operacional “Goditja 2023” në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, me datën 10.08.2023 rreth orës 00:30 në pikë të kontrollit të automjeteve, patrulla policore ka ndalur një automjet me vozitës mashkull, kosovar shqiptar, i cili gjatë vozitjes ka bërë tejkalim të shpejtësisë së lejuar të vozitjes.
Ndaj këtij vozitësi thuhet se zyrtarët policor kanë shqiptuar një kundërvajtje konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor.
Pas shqiptimit të kundërvajtjes i dyshuari i ka kanosur zyrtarët policor me fjalë të ndryshme.
“I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Ndaj të njëjtit prokurori i shtetit ka lëshuar masën e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndaj këtij të dyshuari do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ,,Kanosje’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore”, thuhet në njoftim.


