KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas temperaturave përvëluese, Kosova përfshihet nga stuhi shiu e breshëri
Tjera

Pas temperaturave përvëluese, Kosova përfshihet nga stuhi shiu e breshëri

Kosova News
Kosova News 19:23 -24/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas temperaturave të larta, pasditën e së dielës, Kosova është përfshirë me mot të ndryshueshëm.

Nga pamje të siguruara nga qytetarët, të publikuara në faqen “Meteo Kosova”, shihet se në disa lokalitetet pos stuhisë së shiut ka rënë edhe breshër.

Breshëri ka prekur Komunën e Malishevës, Lipjanit etj.

Ndërkaq sipas ‘Prishtina Weather’, vala e nxehtësisë do të vazhdojë të mbretërojë edhe javën e fundit të muajit korrik, megjithë luhatjet e temperaturave maksimale, por që në përgjithësi mbetet mbi vlera prej 30C.

Do të ketë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, e ditën e mërkurë dhe të enjte priten kushte edhe për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Nivelet e koncentrimeve të ozonit sipërfaqësor edhe këto ditë do të jenë në vlera të rritura, që edhe vendosin indeksin e cilësisë së ajrit në vlera mesatare dhe të dobëta.

Ndërkohë që koncentrimet e grimcave të materies parashihet të jenë në vlera të pranueshme dhe të mira.

Në nivele të rrezikut shumë të lartë do të jetë edhe indeksi i rrezeve ultraviolete, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

25.07 – Nxehtë, kryesisht me diell.

26.07 – Kryesisht me diell e shumë nxehtë.

27.07 – Mbetet nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite më vonë priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

28.07 – Nxehtë dhe zagushi, me diell e vransira. Pasdite rrebeshe shiu me bubullima.

29.07 – Kryesisht me diell e nxehtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 18C e 22C, e ato maksimale ndërmjet 32C e 36C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-9m/s, të martën e të enjten edhe nga jugperëndimi.

Shtypja atmosferike në rënie, deri të martën edhe nën vlera normale, më pas me tendencë të rritjes.

Gjithashtu lexoni:

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?

Ishte nisur për të eksploruar Venusin më 1972, anija kozmike sovjetike kthehet në Tokë

Fillojnë punimet për modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës fikse me fibra optikë në rrjetin e Telekomit të Kosovës

Skype mbyllet sot – ja çfarë ndodh me llogarinë dhe të dhënat e tua

Kosova News 24/07/2022 24/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
broken clouds
11° _ 10°
76%
3 km/h
Sat
17 °C
Sun
18 °C
Mon
17 °C
Tue
14 °C
Wed
13 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohet një polic në Gjilan, dyshohet për dhunë në familje
21:48 -10/05/2025
Me flamurin e Kosovës në krah, Terras zbulon planin për 5 njohjet e mëdha
19:58 -10/05/2025
Kishte dalë të mblidhte kanaçe, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë
19:36 -10/05/2025
Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh
19:33 -10/05/2025
A e dini pse nuk duhet të lani kurrë madje asnjëherë peshqirët me rrobat tuaja?
19:30 -10/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?