Sekretari amerikan Antony Blinken, pas takimit me krerët e shteti të Kosovës, ka deklaruar se e mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës, transmeton KosovaNews.
Duke thënë se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ai po ashtu ka theksuar se vlerësojnë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.
“U takuam sot me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti. Shtetet e Bashkuara mbështesin integrimin euroatlantik dhe ndërkombëtar të Kosovës dhe dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE. Ne vlerësojmë mikpritjen e Kosovës për afganët dhe mbështetjen e saj të fortë për Ukrainën.”, ka thënë Blinken përmes një postimi në Tvitter./KosovaNews/