Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është deklaruar pas takimi me kryetarët e komunave të Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti me qëllim të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mes të Qeverisë dhe Komunave i ka mbledhur në takim kryetarët e komunave të Kosovës.
Në takim po marrin pjesë edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
E pas takimit ministri Krasniqi, thotë se MAPL-ja do të vazhdojë të mbështes dhe bashkëpunojë me komunat për të përmirësuar gjendjen socio-ekonomike të qytetarëve.
“Në takimin koordinues me kryeministrin, Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati, ministren Artane Rizvanolli dhe kryetarët e komunave diskutuam për bashkëpunimin në mes nivelit qendror dhe atij lokal. Në fjalën time, kam theksuar reformat ligjore në kuadër të agjendës legjislative të MAPL-së, financimin e projekteve komunale me qëllim të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimin e shërbimeve sa më kualitative për qytetarët duke u bazuar në digjitalizimi dhe efikasitet”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në rrjetin social.
Ndërkaq në hapje të takimit kryeministri Kurti tha se buxheti i shtetit këtë vit do të jetë mbi 3.2 miliardë euro dhe për nivelin komunal kë një rritje të buxhetit për mbi 100 milionë euro krahasuar me vitin paraprak.
Ai tha se kjo duhet të reflektojë edhe me rritjen e shërbimeve komunale karshi qytetarëve tanë, mirëqenies, edukimit, shëndetësisë, sportit, rinisë dhe kulturës dhe zhvillimit socio ekonomik, raporton KosovaNews
Gjithashtu Kurti theksoi se duhet fokusuar që shpenzimi i këtij buxheti të jetë i hapur transparent dhe llogaridhënës ndaj qytetarëve.
“Në këtë drejtim unë së bashku me ministrat kemi realizuar një sërë takimesh me qytetarë për tua prezantuar buxhetin në komunat që i kemi vizituar. Për vitin 2023 i kemi shuar 240 pozita të reja për inspektoriatet, pra që të kemi më shumë inspektorë që të mbrohen më shumë të drejtat e punëtorëve, që të sigurohet cilësia e shërbimeve, mbrojtja e konsumatorit dhe mbledhja e tatimeve.
Krahas sfidës së madhe të shëndetit publik meqë pandemia COVID-19 ndikoi në masë të madhe në ekonominë e vendit dhe faktin se vitin e kaluar e kishim edhe krizën e energjisë, Kurti tha janë ndarë 95 milionë euro që të ndihmojnë qytetarët e bizneset që të përballen me këtë krizë.
Kurti ka përmendur edhe investimet tjera që janë bërë në sektorë të ndryshëm, si në bujqësi dhe luftën e institucioneve kundër krimit e korrupsionit./KosovaNews