KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas sulmit terrorist në veri, Jospeh: Washingtoni dhe Brukseli të ushtrojnë presion më të fortë ndaj Vuçiqit
Politikë

Pas sulmit terrorist në veri, Jospeh: Washingtoni dhe Brukseli të ushtrojnë presion më të fortë ndaj Vuçiqit

Kosova News
Kosova News 21:54 -14/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori amerikan dhe njohësi i zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Edward P. Joseph, ka thënë se pas ngjarjeve në Banjskë, lëvizjet e presidentit të Serbisë, në vend që ta qetësonin situatën, krijuan një përshkallëzim të ri.

Joseph, që është ligjërues në Universitetin “Johns Hopkins” në Washington, duke theksuar nevojën për ta hetuar Banjskën, kujton vlerësimin e Shtëpisë së Bardhë se ai nuk ka qenë një grup i zakonshëm ad-hoc.

“Ne e dimë tashmë se çfarë bëri presidenti Vuçiq pas 24 shtatorit, dhe po pyes nëse lëvizjet e Vuçiqit janë përshkallëzim në vend të qetësimit. Vuçiq e ka përshkallëzuar edhe më shumë situatën. Edhe Kisha Ortodokse Serbe ishte distancuar, duke shprehur ngushëllimet e saj me rastin e policit të vrarë. Por shpallja e zisë treditore, gjuhë e ashpër nxitëse ndaj Albin Kurtit në mediat serbe, dërgimi i armëve në kufirin me Kosovën, ky është një përshkallëzim i qartë i Aleksandar Vuçiqit, i cili menjëherë pas Banjskës u takua me ambasadorin rus”, tha ai, për RTK.

Joseph beson se pas sulmit në Banjskë, pozita e Beogradit është dobësuar dhe tani i takon Washingtonit dhe Brukselit që të ushtrojnë presion më të fortë ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Besoj se është thelbësore të përfitohet nga kjo situatë me kërcënime me sanksione dhe faktin që presidenti Vuçiq është në defansivë. E rikujtoj se BE-ja e quajti atë një sulm terrorist. Kjo do të thotë se Vuçiq tani është në një pozitë të cenueshme. BE-ja dhe SHBA-ja duhet të përfitojnë nga kjo dhe t’u paraqesin palëve një dokument ‘merre ose lëre’, me zbatim të qartë, duke përfshirë hapat që duhet të ndërmarrë Beogradi, në mënyrë që zbatimi të jetë i barabartë”, tha Joseph.

I pyetur se çfarë mund të pritet nga vizita e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin, Joseph thotë se duhen kërkuar hapa konkretë.

“Misioni i tyre duhet të bazohet në atë që nevojitet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i kërkuar presidentit Vuçiq ta nënshkruajë atë, se Serbia nuk duhet ta bllokojë Kosovën, dhe të thotë se e mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE”, shtoi ai.

Sipas Joseph, tani është krijuar mundësi që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë zbatimin e plotë të asaj që është rënë dakord në dialogun Kosovë-Serbi.

Gjithashtu lexoni:

Deputetja e VV-së i kujton PDK-së: Dikur e bllokonit Kuvendin me Flora Brovinën!

Kurti: Presidenti duhet të jetë konsensual, VV heq dorë nga posti – kërkon marrëveshje me LDK, PDK dhe AAK për një figurë unifikuese

Kurti shfaqet në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Shërbimit Korrektues

Deputetët e PDK-së bllokojnë edhe sot hyrjen e Qeverisë

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?