KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas skandalit të bisedave në “Viber” dhe “WhatsApp”, Manaj thotë se mënyra se si ka dal komunikimi  i brendshëm në publik është e ulët
Politikë

Pas skandalit të bisedave në “Viber” dhe “WhatsApp”, Manaj thotë se mënyra se si ka dal komunikimi  i brendshëm në publik është e ulët

Kosova News
Kosova News 18:39 -02/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, pas një kohe të gjatë heshtjeje ka reaguar nëpërmjet një statusi në facebook duke thënë se mënyra se si ka dal komunikimi i brendshëm i LDK-së në publik, është e ulët.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për ta dobësuar pozicionin e LDK-së në raport me marrëveshjet eventuale për bashkëqeverisjes dhe për të “tentuar të shantazhojnë LDK-në”.

“Ajo është pjesë e një fushate të individëve që çështjet e tilla të debatit të brendshëm, dëshirojnë t’i bëjnë kauza politike për ta goditur shtëpinë tonë politike, në kohën kur ajo ka filluar të ringritet! Gjithashtu për ta dobësuar pozicionin e LDK-së në raport me marrëveshjet eventuale për bashkëqeverisjes dhe për të tentuar të shantazhojnë LDK-në, por kanë harruar se sot dhe asnjëherë LDK nuk mund të shantazhohet. Sot, ne duhet të jemi të përbashkuar për shumë arsye dhe për procesin e radhës zgjedhor, të zgjedhjeve lokale”- ka thënë ai.

Manaj, i cili para pak ditëve mori postin e nënkryetarit të Prishtinës, e mohoi se ky vendim u mor nga partia e tij për “mbyllje goje”.

“Thanë se me është mbyllur goja për pozicionin e nënkryetarit të Kryeqytetit. Ju them, se asnjë lidhje ky pozicion nuk e ka me këtë proces dhe për këtë janë në dijeni udhëheqësia e LDK-së dhe Kryetari i Kryeqytetit. Me është kërkuar nga ta që marr këtë përgjegjësi për shkak të angazhimit tim tash e mbi tri vite në Kryeqytet, me qëllim të ruajtjës së vazhdimësisë të proceseve, tash në fund të këtij mandati të parë qeverisës në Prishtinë”- ka shkruar Manaj.

Ai tutje ka thënë se ata që kanë dashur ta godasin LDK-në dhe lidershipin e saj përmes tij, kanë dështuar. Manaj ka thënë se për sa i përket vërejtjeve personale për procesin e votimit me postë, të gjithë komunikimin e ka bërë brenda strukturave dhe asnjëherë nuk ka dal në publik.

“Fillimisht e kam njoftuar Kryetarin e LDK-së! Pastaj, në grupin e Kryesisë kam reaguar i fundit, edhepse veç unë kam qenë në atë grup që e kam humbur mandatin e fituar nga ky proces i votave me postë. Kështu jam i edukuar unë, që ta ruaj shtëpinë time politike, edhe atëherë, kur me merret një e drejtë e fituar!” – është shprehur ai.

Ndërkohë edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku, ka reaguar pas publikimit të mesazheve në “Viber” mes anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, ku flitet për manipulimin me vota.Në komunikimet e publikuara nga Reporteri.net, janë mesazhet e Kujtim Shalës, Arben Gashit, Armend Zemajt dhe Avdullah Hotit.Gashi në komunikimin e publikuar nga ky portal këmbëngul se ka pasur vjedhje të votave dhe insiston që skemës, që sipas tij, u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”.

Gjithashtu lexoni:

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Krasniqi: Kuvendi e Qeveria mund të konstituohen për 24 orë, Kurti ta tërheqë Haxhiun

Dështon për herë të 18-të seanca konstituive për Kuvendin

Limaj: Zgjidhja mund të arrihet vetëm përmes dialogut

Peci: Dalja nga kriza është në dorë të PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës

Kosova News 02/04/2025 02/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Spitali i Përgjithshëm në Pejë pajiset me laser për trajtime urologjike
13:31 -19/05/2025
Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore
13:20 -19/05/2025
Një foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në një qese pranë deponisë së mbeturinave
12:56 -19/05/2025
Aktakuzë ndaj një personi për pesë vepra penale në Shtime
12:09 -19/05/2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
11:44 -19/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?