KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Velija: Gjetjet shqetësuese të auditimit kanë të bëjnë me menaxhmentin e mëparshëm
Ekonomi

Velija: Gjetjet shqetësuese të auditimit kanë të bëjnë me menaxhmentin e mëparshëm

Kosova News
Kosova News 16:21 -20/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeshefi i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) Dardan Velija nëpërmjet një komunikate për media  ka  informuar  publikun lidhur me raportin e fundit të auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës (ZKA), që ka ngritur shqetësime për dobësitë e identifikuara në menaxhimin e kontratës “Mirëmbajtja dhe Riparimi i Infrastrukturës në Deponitë Sanitare dhe Stacionet e Transferit”, të nënshkruar më 30.09.2021, gjatë udhëheqjes së administratës së mëparshme.

Si kryeshef ekzekutiv i KMDK-së, z. Velija siguroi publikun dhe të gjitha palët e interesuara se këto çështje janë duke u trajtuar me seriozitet të plotë dhe tashmë janë ndërmarrë veprime korrigjuese për të adresuar shqetësimet e ngritura.

“Menaxhimi i duhur i kontratave dhe transparenca financiare janë parime kyçe për organizatën tonë. Edhe pse ky auditim ka të bëjë me një kontratë që është nënshkruar dhe zbatuar nga administrata e mëparshme, si udhëheqës i kësaj ndërmarrjeje, marr përgjegjësinë për të siguruar që reformat e nevojshme dhe masat e llogaridhënies të zbatohen pa vonesë,” thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Në  raportin e ZKA-së janë evidentuar tejkalimi i disa pozicioneve dhe mos shfrytëzimi i pozicioneve të tjera financiare, si dhe tejkalime të sasive të kontraktuara dhe pagesa të paautorizuara në një shumë prej 958,189 €. Mospërputhje me ligjin e prokurimit: përfshirë devijime kontraktuale që kanë tejkaluar kufirin ligjor prej 30% sipas kontratës dhe lënie pa shfrytëzuar të shumicës së linjave të kontraktuara. Mungesë dokumentacioni dhe mbikëqyrje të duhur: Kjo ka ngritur shqetësime serioze për transparencën financiare dhe mundësitë për keqpërdorim dhe korrupsion. Mungesë miratimesh dhe kontrollesh të nevojshme.

Për të gjitha këto kryeshefi i KMDK-së, Dardan Velija ka thënë se janë duke u ndërmarrë veprimet nevojshme në çështje si:

Rishikimi i brendshëm i menaxhimit: Po ristrukturojmë ndërmarrjen dhe po vëmë rend dhe rregull në prokurim dhe menaxhim të kontratave, për të siguruar që të gjitha kontratat të jenë në përputhje me procedura të qarta dhe konkurruese.

Bashkëpunimi me autoritetet: Po bashkëpunojmë plotësisht me ZKA dhe çdo institucion hetimor përkatës dhe po ofrojmë të gjithë dokumentacionin dhe provat e nevojshme për një hetim të plotë dhe të drejtë.

Mbajtja përgjegjëse e personave të përfshirë: Jemi duke marrë masa disiplinore dhe ligjore për ata që janë përgjegjës për parregullsitë e identifikuara, duke përfshirë dhe ndjekjen e procedurave për rikuperimin e fondeve të keqpërdorura.

Përmirësimi i transparencës dhe monitorimit: Po implementojmë një sistem dixhital të monitorimit në kohë reale dhe po realizojmë trajnimet e nevojshme për të gjithë punonjësit që janë të përfshirë në menaxhimin e kontratave dhe prokurim.

Në komunikatën e KMDK-së thuhet se janë të angazhuar për të rikthyer besimin e publikut dhe për të siguruar menaxhim të përgjegjshëm dhe të efektshëm të fondeve publike. Ky proces do të përfshijë transparencë të plotë dhe komunikim të vazhdueshëm me qytetarët dhe institucionet përkatëse.

Komunikata e plote:

Komunikate-per-shtypDownload

Gjithashtu lexoni:

Lladrovci: Zjarri në Gjergjicë përbën rrezik, në Golesh është me intensitet më të ulët

Qytetarët ankohen për kolona të gjata në Prishtinë, Komuna flet për përmirësim

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Kosova News 20/03/2025 20/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

4 vatra zjarri aktive në Shqipëri
18:06 -05/07/2025
Dugolli takon Sekretarin Amerikan të Shtetit: Krenar për lidhjet e forta me SHBA-në
18:00 -05/07/2025
Bota po pyet veten dhe po kërkon një shpjegim: Pse Ronaldo nuk erdhi në funeralin e Jotas?
17:55 -05/07/2025
Edhe një parti e re në Maqedoni, u themelua Lëvizja “Arbëria”
17:52 -05/07/2025
Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani
17:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?