Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, po qëndron për vizitë në ShBA. Siç ka njoftuar Zyra për Medie e Presidencës, ajo sot do të marrë pjesë në një diskutim në Këshillin Atlantik.
Presidentja Osmani do të diskutojë në Këshillin Atlantik për sfidat e sigurisë në Ballkanin Perëndimor si rrjedhojë e ngjarjeve në Ukrainë.
Gjithashtu, ajo do të flasë edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Diskutimi mbahet sot dhe fillon në orën 15:00, sipas kohës lokale të Kosovës.


