Futbollisti Veton Tusha nuk do të jetë pjesë e Ballkanit.
Klubi suharekas përmës një postimi ka njoftuar se kanë shkëputur bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
“Të dashur tifozë, Ju njoftojmë se futbollisti Veton Tusha, nuk do të jetë më pjesë e jona, pasi me marrëveshje të dyanshme, e kemi shkëputur bashkëpunimin. Duke e falenderuar për kontributin e tij gjatë kohës sa ka bartur fanellen e Fc Ballkanit, i urojmë më të mirën në vazhdim të karrieres së tij.”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.
Futbollisti Veton Tusha, karrierën pritet ta vazhdojë në Shqipëri, te skuadra e Dinamo Tiranës.