KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas Kosovës, edhe në Shqipëri Policia njofton për email-e të rreme që po marrin qytetarët
Siguri

Pas Kosovës, edhe në Shqipëri Policia njofton për email-e të rreme që po marrin qytetarët

Kosova News
Kosova News 13:10 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas njoftimeve të Policisë së Kosovës për shpërndarjen e disa email-eve të rreme, edhe Policia e Shtetit në Shqipëri ka paralajmëruar qytetarët për raste të ngjashme mashtrimi.

Policia e Kosovës, përmes një deklarate zyrtare, ka mohuar çdo lidhje me email-et e shpërndara, të cilat pretendohet se janë dërguar nga ky institucion. Sipas njoftimit, bëhet fjalë për dokumente të falsifikuara, të emërtuara si “Ftesë/Arrestim i menjëhershëm”, të cilat i kërkojnë marrësve të paraqiten brenda 24 orëve në stacionin policor.

“Nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së. Bëhet fjalë për email-e dhe dokumente të falsifikuara, të përdorura për qëllime të caktuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Edhe Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se qytetarëve u janë dërguar mesazhe elektronike të rreme me përmbajtje kërcënuese, në të cilat pretendohet se ata janë nën hetim për krime kibernetike apo vepra penale në fushën e narkotikëve. Në këto email-e u kërkohet që të paraqiten brenda 24 orëve në polici.

“Email-et janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj”, thuhet në njoftim.

Sipas autoriteteve, persona të paidentifikuar kanë krijuar adresa elektronike të rreme, duke përdorur emrin dhe kredencialet e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për t’u prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

“Qytetarët duhet të kenë parasysh se Policia nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime përmes emailit. Asnjë strukturë policore nuk kërkon paraqitje në polici pa një thirrje të firmosur dhe të protokolluar”, thekson më tej Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët. Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë mesazhe të tilla.

Ndërkohë, rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Kujtojmë se një ditë më parë edhe Policia e Kosovës njoftoi për qarkullimin e disa email-ave të rreme, që pretendojnë të jenë dërguar nga zyrtarë të lartë të saj dhe nga organizata ndërkombëtare si FBI apo INTERPOL. Në këto mesazhe, qytetarëve u kërkohet të paraqiten brenda 24 orësh në selinë e policisë, duke i kërcënuar me veprime të menjëhershme. Policia ka sqaruar se këto dokumente janë të falsifikuara dhe nuk kanë asnjë bazë ligjore.

Lexo po ashtu:

“24 orë kohë për t’u paraqitur në stacion” – Policia del me njoftim për e-mailat “fake” që iu kanë shkuar disa palëve

Gjithashtu lexoni:

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Kosova News 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?