KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas gjetjes së armëve në shkollat e Ferizajt, reagon ministrja Nagavci
Arsim

Pas gjetjes së armëve në shkollat e Ferizajt, reagon ministrja Nagavci

Kosova News
Kosova News 21:26 -24/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka dalë me një reagim publik pas aksionit të Policisë së Kosovës në shkollat e Ferizajt, me çrast janë gjetur dhe konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve të ftohta dhe lëndëve narkotike. Ajo ka thënë se siguria e fëmijëve kërkon vëmendjen e të gjithëve dhe ka kërkuar nga prindërit që ta “mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta“.

“Siguria e fëmijëve tanë, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë brenda shkollës dhe rreth saj, është çështje që kërkon vëmendjen e secilit. Falënderoj Policinë e  Kosovës për aksionin e realizuar në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë sekuestruar armë e mjete të dhunës. Nga ky aksion dhe këto gjetje mësojmë nevojën urgjente për reflektim në shoqërinë tonë sa i përket gjendjes dhe sigurisë së nxënësve, përkatësisht fëmijëve tanë”, ka shkruar ajo.

Tutje, ajo ka thënë se në Ministrinë e Arsimit po e trajtojnë këtë çështje me prioritet dhe përveçqë po avancojnë politikat edukative dhe arsimore, së fundmi kanë themeluar edhe Forumin Nacional për Shkolla Miqësore, i cili sipas saj, do të përcjellë situatën e  sigurisë, rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve/nxënësve në shkolla me qëllim të këshillimit, vlerësimit dhe orientimit të veprimeve të integruara ndërinstitucionale.

“Megjithatë, roli i mësimdhënësve në edukim është kyç, duke qenë se janë ata pika e parë e kontaktit me fëmijët në shkollë. Por, menaxhmentet e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit, duhet të jenë më të përgjegjshme dhe të adresojnë shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë e nxënësve. Ne jemi duke punuar të bëjmë ndryshime strukturore në sistemi edukativ dhe arsimor, po fenomene si kjo nuk presin ndikimin afatgjatë të politikave arsimore. Duke qenë e vetëdijshme se ne ballafaqohemi me situata të vështira individuale, familjare, sociale e  ekonomike, por, ju lutem prindërve që të mbajnë fokusin te fëmijët dhe të sigurohen se çdo gjë është në rregull me ta. Një raport më i afërt institucion dhe familje jam e bindur se do ta përmirësojë këtë gjendje. Duhet të angazhohemi të gjithë. Bashkë për sigurinë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë!”, ka shkruar ajo.

Gjithashtu lexoni:

Universiteti i Prishtinës zgjeron bashkëpunimet me universitetet hungareze

Profesori dyshohet se goditi kolegen në Universitetin “Ukshin Hoti”, rasti nën hetim për lëndim të lehtë trupor

Ish-zëvendësministri i Arsimit nga LDK-ja përshëndet arritjet e UP-së: Po e them publikisht se këto dy vjet arsimi i lartë ka përparuar

Përfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës

Shkolla në Kalabri do të mund të pranojë 1 mijë nxënës

TAGGED: ARMET, policia, siguria ne shkolla
Kosova News 24/06/2022 24/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?