Fjala e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku bëri thirrje që të rrëzohen akuzat kundër Kosovës dhe të pranojë kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një rezolute, që kërkon një raport vijues, lidhur me akuzat e paprovuara të Dick Martyt, ka shkaktuar reagime të forta, ku disa e kritikojnë për sjelljen e disa e lëvdojnë.
Por që fjala e Ramës ka sjellë pakënaqësi duket edhe pasi kreu i grupit të Partive Popullore Evropiane, Aleksander Pociej, ka thënë se nuk e kanë pranuar ftesën e Ramës për darkë.
“Me keqardhjen time të thellë, pas ndërhyrjes sot pasdite në Kuvend të kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, Komisioni Presidencial ka marrë një vendim për të refuzuar ftesën e kryeministrit për një darkë pune”, thuhet në një njoftim në e-mail të Aleksander Pociejit.



