KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pas djegies së Kuranit, Irani nuk emëron ambasador të ri në Suedi
Botë

Pas djegies së Kuranit, Irani nuk emëron ambasador të ri në Suedi

Kosova News
Kosova News 14:32 -02/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Teherani zyrtar ka shtyrë marrjen e vendimit për emërimin e një ambasadori të ri në Suedi, shkaku i djegies së një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, në Stokholm. Lajmin e konfirmoi më 2 korrik ministri i Jashtëm i Iranit, Husein Amirabdollahian.

Amirabdollahian shtoi se të gjitha detajet administrative veçse ishin kompletuar, mirëpo ishte vendosur që ambasadori i ri të mos e marrë postin në Stokholm.

Më 28 qershor, Teherani thirri diplomatët suedezë për të shprehur zemërimin lidhur me incidentin e ndodhur në Stokholm, ku dy burra dogjën një kopje të Kuranit pranë një xhamie në lagjen Sodermalm, në ditën e parë të festës së Kurban Bajramit.

Autoritetet irakiane thanë se njëri nga burrat ishte një shtetas irakian dhe kërkuan që Suedia ta ekstradojë për t’u gjykuar në Irak, ku djegia e Kuranit është një vepër penale.

Djegia e Kuranit në ditën e Kurban Bajramit ishte incidenti i parë i kësaj natyre në Stokholm në muajt e fundit.

Policia në kryeqytetin suedez lejoi që demonstrata të vazhdonte, përkundër që veprime të ngjashme ishin ndaluar në shkurt.

Gjykatat suedeze kishin vendosur që policia nuk kishte të drejtë ta refuzonte lejen për djegien e Kuranit.

Incidenti shkaktoi protesta në Iran dhe Irak.

Marrëdhëniet diplomatike midis Iranit dhe Suedisë kanë qenë të tensionuara prej disa kohësh. Një shtetas suedez-iranian u ekzekutua nga autoritetet iraniane këtë vit.

Gjithashtu lexoni:

Policia austriake do t’i lexojë mesazhet e të dyshuarve në WhatsApp?

Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga

Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën

Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë

Të paktën 120 të vdekur nga përmbytjet në Teksas

Kosova News 02/07/2023 02/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Osmani: Kosova është e bekuar me mbështetjen e fuqishme dhe të palëkundur të Kongresit Amerikan
14:35 -11/07/2025
Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut mbyll 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë
14:14 -11/07/2025
“Merre terapinë” – Reagime të ashpra ndaj deputetes Time Kadrijaj pas fjalëve të pa matura në Kuvend
13:36 -11/07/2025
Transport ilegal në Shtërpcë, konfiskohen automjeti bashkë me drunj
13:34 -11/07/2025
Greva në QKUK, punëtorët e sigurimit akuzojnë menaxhmentin
13:32 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?