Pas zhvillimit të një sërë diskutimesh e takimet e krerë të institucioneve fetare në Kosovës, Qeveria sot e dërgoi edhe një hap para garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët pa dallim.
Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën Projektligjin për lirinë fetare.
Siç ka thënë kryeministri Albin Kurti, projektligji ka për qëllim të ruajë pluralizmin fetare e t’ua ofrojë bashkësive fetare mundësinë për t’u regjistruar zyrtarisht.
Vendimi ka marrë shumicën e votave në kabinetin qeveritar, por tre anëtarë abstenuan.


