KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Partia GUXO: Pretendimet për gjoja dorëheqje në masë nga strukturat tona në Deçan dhe Pejë janë të paverteta dhe tendencioze
Politikë

Partia GUXO: Pretendimet për gjoja dorëheqje në masë nga strukturat tona në Deçan dhe Pejë janë të paverteta dhe tendencioze

KosovaNewss
KosovaNewss 20:25 -13/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Partia GUXO ka reaguar ndaj raportimeve për gjoja dorëheqje në masë nga strukturat e saj në Pejë dhe Deçan, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe tendencioze.

Në një komunikatë për publikun, GUXO thekson se spekulimet e publikuara në disa media nuk reflektojnë realitetin dhe synojnë të krijojnë një perceptim të rremë në opinionin publik.

Sipas partisë, tre individët nga Peja që po përmenden në këto pretendime kanë paraqitur dorëheqje plot shtatë herë deri më tani dhe tashmë ka më shumë se një vit e gjysmë që nuk janë pjesë aktive e aktiviteteve të partisë.

“Tre individët nga Peja, të cilët po përmenden në këto pretendime, kanë paraqitur dorëheqje plot shtatë herë deri më tani dhe ka më shumë se një vjet e gjysmë që janë larguar nga çdo aktivitet i Partisë Guxo. Ky fakt flet më shumë për seriozitetin e tyre sesa për gjendjen reale në strukturat tona”, thuhet në reagim.

Sa i përket raportimeve për Deçanin, nga partia bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për dorëheqje të kryesisë së degës, por vetëm për tërheqjen e dy anëtarëve.

“Ekziston vetëm një e vërtetë: dy anëtarë të kësaj dege janë tërhequr nga Guxo. Kjo është e gjitha dhe faktet jo vetëm se janë kokëforta, por ato mund të vërtetohen lehtë”, thuhet më tej në komunikatë.

Partia GUXO ka bërë të ditur se gjatë ditëve në vijim do të dalë me njoftime më të hollësishme lidhur me këto zhvillime, duke paralajmëruar se do të demantojë çdo dezinformatë që po qarkullon në opinion.

Po ashtu, bëhet e ditur se të hënën, më 16 mars, kryetarja e partisë do të shpalosë para opinionit publik qëndrimet e plota të Partia GUXO lidhur me këto zhvillime dhe, sipas tyre, përpjekjet për të deformuar realitetin politik.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kurti merr pjesë në hapjen e bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

KosovaNewss 13/03/2026 13/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?