KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti i Shqipërisë voton për rritjen e pagave për deputetë dhe ministra
Rajon

Parlamenti i Shqipërisë voton për rritjen e pagave për deputetë dhe ministra

KosovaNewss
KosovaNewss 23:30 -25/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti në Shqipëri votoi të enjten projektligjin që rrit pagat për pozitën e presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe punonjësve të administratës publike.Deputetët e majtë dhe të djathtë i bashkuan votat për pagat e tyre, dhe ligji mori 95 vota pro, dhe vetëm tre kundër.Paketa prej tre ligjesh, që u miratua në Parlament, parashikon rritje të kompetencave të Këshillit të Ministrave, në caktimin e pagave në sektorin publik, rritje të pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, dhe skemën e re të rritjes së pagave për administratën publike, duke respektuar atë që njihet si hierarkia e pagave, ku më të lartën e ka presidenti.“Nivelet e pagave nuk përcaktohen sipas qejfit. Por, sipas një ekspertize të caktuar. Ka një piramidë pagash. Nuk mund të paguhet presidenti i republikës më pak se një mësues, dhe nuk mund të kemi prokurorë që paguhen më shumë se presidenti”, tha Rama, i cili bëri të qartë se nuk do të votonte pikën që parashikon rritjen e pagave për deputetët.Në fakt, rritja e pagave për deputetët nuk ishte parashikuar në draftin e përgatitur nga Qeveria e Shqipërisë, por u bë me pjesë e tij me kërkesë të deputetëve të dy krahëve politikë, gjatë diskutimeve në Komisionin parlamentar të Ekonomisë.Kundër rritjes së pagave për deputetët u shpreh dhe ish-kryeministri Sali Berisha.Ai tha se është një “akt i turpshëm” dyfishimi i rrogave për zyrtarët e lartë, dhe se skema e Qeverisë nuk i rriste pagat në sektorin publik, nëse merret parasysh niveli i inflacionit.Sa i përket rritjen së pagave në tërësi në sektorin publik, kryeministri Rama tha se me këtë vendim i hapet rrugë një procesi që prillin e ardhshëm e çon në 900 euro pagën mesatare.“Sipas të gjitha gjasave, me këtë parashikim, ne ngjitemi në nivelin më të lartë të rajonit”, tha Rama.Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se PD-ja, do ta miratojë rritjen e pagave, edhe pse është vendim i vonuar.

“Sot është dita që ne të ngremë zërin edhe për pensionistë, që si gjithmonë mbeten të fundit. Neve na drejton një Qeveri e korruptuar, që paguan vetëm për të blerë votat”, tha Bardhi.Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, tha se efekti financiar i reformës së pagave do të jetë 39 miliardë lekë, dhe se prej vendimit përfitojnë 130.330 punonjës.Sipas ligjit, që kaloi në Parlament, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156.770 lekë që është aktualisht, në 310.250 lekë (2.820 euro), ndërsa e ministrave nga 174.760 lekë në 318.750 lekë bruto (2.897 Euro).Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit, paga u rritet në thuajse 400.000 lekë (3.636 Euro) nga 228.000 lekë, që është sot.Paga e presidentit shkon në 425 mijë lekë (3.863 Euro) nga 257 mijë lekë që është aktualisht.Edhe pse ligji hyn në fuqi në qershor, përfituesit do të marrin shtesën e pagës duke filluar nga muaji prill.Ndërsa në Parlament debatohej për rritjen e pagave, jashtë ndërtesës aktivistë të Lëvizjes “Bashkë” mbajtën një protestë.Të rinjtë protestues hodhën para false ndaj deputetëve që hynin në Parlament, dhe mbanin në duar pankarta ku shkruhej, “Mos u ngopshi” dhe “Hajdutë”.Drejtuesit e kësaj lëvizjeje, e cilësuan “të neveritshëm” vendimin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë në Shqipëri, në kushtet kur pensioni minimal mbetet 8.000 lekë (72 euro) dhe ai mesatar 15.000 lekë (136 euro).

Gjithashtu lexoni:

Të zhytur në borxhe: Pse Bosnja dhe Hercegovina nuk merr pjesë në Eurovision tash e nëntë vite?

Pas shkuarjes në Moskë, deputetë britanikë kërkojnë sanksione ndaj Vuçiqit: Kërcënim serioz për stabilitetin në Ballkan

Shqipëri: Numërohen 97% e kutive, ndryshojnë rezultatet

Denoncuan vjedhjen e votave, policia largon me forcë vëzhguesit e Partisë Mundësia

Letra e eurodeputetëve nuk e ndal takimin e Costës me Vuçiqin, Terras: Dështim diplomatik i BE-së

KosovaNewss 25/05/2023 25/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
overcast clouds
10° _ 8°
84%
2 km/h
Tue
18 °C
Wed
17 °C
Thu
20 °C
Fri
11 °C
Sat
13 °C

Lajmet e Fundit

FShF-ja del me deklaratë rreth biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi
19:30 -13/05/2025
Hyseni pas vendimit të OshP-së: Fund i padrejtësive shumëvjeçare, Gjilani do ta ketë stadiumin e merituar
19:10 -13/05/2025
Kurti udhëton në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
18:59 -13/05/2025
Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi
18:32 -13/05/2025
Arrestohet një person për tentim-vrasje në Pejë
18:30 -13/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?