KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parkingjet në Prishtinë, pritet të zgjatet orari
Ekonomi

Parkingjet në Prishtinë, pritet të zgjatet orari

Kosova News
Kosova News 10:23 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndërmarrja “Prishtina Parking” e cila merret me menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, së shpejti pritet të fillojë me zgjatjen e orarit të punës së parkingjeve në zonën një dhe dy. Ndërsa nga Komuna e Prishtinës thonë së me rregulloren e re, do t’u japin përparësi banorëve rezidentë që parkingjet të shfrytëzohen nga ata e jo edhe nga të tjerët.

“Prishtina Parking”, e cila merret me menaxhimin e parkingjeve në kryeqytet, ka paralajmëruar se shumë shpejt do ta zgjasë orarin në zonën 1 dhe zonën 2,  për shkak se në këto dy zona ka më shumë frekuentim të veturave. Liridon Restelica, kryeshef ekzekutiv në “Prishtina Parking”, tha se po presin miratim nga Komuna e Prishtinës, që  krahas zgjatjes së orarit për këto dy zona, t’u japin përparësi më shumë banorëve rezidentë.

“Ne kemi bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës që të jetë menaxhimi i parkingjeve deri ne orën 23:00  ne zonën 2 ndërsa deri ne orën 24:00, në zonën 1. Ndërsa Kuvendi Komunal do ta përcaktojë periudhën kohore se kur parkingu duhet të shfrytëzohet vetëm nga banorët rezidentë. S’besoj që do të kemi telashe por përparësi do t’u japim banorëve rezidentë”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, tha për Radio Kosovën se kanë pasur kërkesa dhe ankesa nga qytetarët rezidentë për sa u përket parkingjeve në kryeqytet, dhe se janë duke punuar  në rregulloren e re që të gjendet zgjidhje edhe për banorët rezidentë.

“Qëllimi është që parkingjet rezidente të jenë vetëm në shfrytëzim të banorëve rezidentë, me pas shenjëzim, sinjalistikë, laure dhe kamera dhe të ketë menaxhim nga “Prishtina Parking”, por jo me orar të caktuar dhe me mundësi të shfrytëzimit nga veturat e tjera”, shtoi Musliu.

Sistemi i “Prishtina Parking” aktualisht  është vendosur në tri zona më të frekuentuara të kryeqytetit, në hyrjet e të cilave është vendosur një tabelë që informon rreth sistemit të pagesës. Sistemi i pagesës vlen nga e hëna në orën 7 të mëngjesit, deri të premten në ora 19.00, ndërsa  për një orë parkimi të automjetit në zonën 1 kushton 1 euro, ndërsa në zonën 2 kushton 0.50 centë.

Gjithashtu lexoni:

Shumë e kanë përdorur, por më në fund i ka ardhur fundi Mozilla

Barometri i BE-së: Ngritja e çmimeve dhe papunësia, shqetësimet kryesore në Kosovë

Bizneset pa kontrata për energji, përballen me çmime trefish më të larta

Kosova ka humbur mbi 9% të popullsisë që nga viti 2011, komuna e Rahovecit ka pësuar rënie prej më shumë se 14 mijë banorësh

Arabia Saudite aprovon marrëveshjen me Kosovën për transportin ajror

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Policia konfirmon vdekjen e një personi në Prishtinë
09:27 -29/05/2025
Nisin garat botërore në Prishtinë, Kosova gati si kurrë më
09:14 -29/05/2025
Moti sot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu
08:56 -29/05/2025
Për dy orë sot hyrjet kryesore në Prishtinë do të bllokohen
08:27 -29/05/2025
Sot përpjekja e 23-të për konstituimin e Kuvendit
08:24 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?