KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Paris Saint-Germain shkon në finale të Ligës së Kampionëve
Sport

Paris Saint-Germain shkon në finale të Ligës së Kampionëve

Kosova News
Kosova News 23:07 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Paris Saint-Germain ka prerë biletën për në finalen e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Arsenalin, edhe pse ndeshja e kthimit ndaj Bayern Munich në “Allianz Arena” u mbyll 1-1. Parisienët kalojnë tutje falë fitores nga takimi i parë dhe e mbyllin gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 6-5.

PSG e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe gjeti golin që në minutën e 3-të, kur Ousmane Dembélé reagoi shpejt në zonë dhe e goditi topin me volej në rrjetë për 0-1, duke e rritur presionin mbi bavarezët.

Pas golit, Bayern tentoi të kthehej në lojë me më shumë posedim dhe presion të vazhdueshëm, ndërsa pati edhe një moment polemik në minutën e 31-të, kur kërkoi penallti pas një prekjeje të dyshimtë me dorë në zonën e PSG-së, por gjyqtari refuzoi dhe loja vazhdoi.

Në pjesën e parë, të dy portierët u shfaqën vendimtarë. Manuel Neuer ndali një goditje me kokë të Joao Neves në minutën e 34-të, ndërsa Safonov mbajti PSG-në në lojë në disa momente kyçe.

Në pjesën e dytë, Bayern shtoi edhe më shumë intensitetin: Kvaratskhelia kishte një rast të mirë (57’) të ndalur nga Neuer, po ashtu edhe Désiré Doué (64’), ndërsa në anën tjetër Luis Diaz testoi seriozisht Safonovin në minutën e 69-të, por portieri reagoi shkëlqyeshëm.

Kur dukej se PSG po e menaxhonte epërsinë dhe po e mbyllte ndeshjen, erdhi drama në fund. Në minutat shtesë, Harry Kane shënoi për 1-1 (90+4’), duke ndezur stadiumin dhe duke i dhënë Bayernit shpresë për një përmbysje të vonë.

Megjithatë, barazimi nuk mjaftoi dhe PSG e ruajti avantazhin e dy ndeshjeve për ta siguruar kualifikimin.

Në fund, PSG del fitues i kësaj gjysmëfinale të çmendur dhe shkon në finalen e madhe me rezultat të përgjithshëm 6-5, ku e pret Arsenali në betejën për trofeun më prestigjioz të futbollit evropian.

Gjithashtu lexoni:

Kosova parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Volejbollistet e Kosovës arrijnë fitore historike në Taranto

Haxhiu sportistëve: Garoni me zemër dhe jepni më të mirën për Kosovën

Ministri Gashani: Kosova po përgatitet me përkushtim për Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Delegacioni serb lëshon sallën gjatë raportimit të Kosovës për Prishtina 2030

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?