Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka njoftuar në Facebook për hapjen e platformës për aplikim për subvencionimin e librave shkollorë dhe materialeve mësimore. Ministria ka thënë se mjetet do të dalin në xhirollogari nga fillimi i javës së ardhshme, por që nga mëngjesi i së premtes, platforma nuk është funksionale.
Ministria ka thënë se aplikimi për subvencionim mund të bëhet në platformën “E-Kosova” deri në fund të shtatorit.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/5


