Çmimet e biletave të linjës ajrore do të rriten “padyshim”, me rritjen e kostove të karburantit, paralajmëroi shefi i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, Willie Walsh.
Sipas Walshit, çmimet do të rriten për shkak të krizës së naftës dhe luftës në Ukrainë. Ai tha se qytetarët do të duhet të “përgatiten” për çmime të rritura, raporton BBC të dielën.
“Fluturimi do të jetë më i shtrenjtë për konsumatorët. Çmimi i lartë i naftës do të reflektohet në çmimet më të larta të biletave së avionëve”, deklaroi ai.
Sipas BBC-së, çmimi i naftës u rrit pasi ekonomitë nisën të rimëkëmbeshin nga pandemia e COVID-19.